Ministri i ekonomisë mori pjesë në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e Festivalit për argëtim dhe jetë të shëndosh “ Të shoshitim nëpër Sharr” Shkup, 01.07.2010
Në organizim të Asociacionit Ballkanik për turizmin alternativ “Ballkania” dhe të shoqatave për alpinizëm “Shara Ski” nga Tetova dhe “Transverzalec” nga Shkupi, me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë prej sot e deri të dielën në shpatet e Malit Sharr do të mbahet Festivali për argëtim dhe jetë të shëndosh “ Të shoshitim nëpër Sharr” . Festivali fillon me hapjen e rrugës për alpinizëm dhe biçiklizëm “Vrganj” nga Popova Shapka deri Studarek – Vidikovec
Qëllimi i kësaj ngjarjeje me karakter ndërkombëtar është të prezantohet Mali Sharr si destinacion turistik edhe gjatë periudhës së verës. Në këtë manifestim janë planifikuar ngjarje të ndryshme për afrimin e begative të malit dhe për ti mundësuar çdo vizitori argëtim dhe kënaqësi në natyrën e Malit Sharr.
Ecja, alpinizmi, garat në orientim, “Daun Hil” vozitja ekstreme me biçikleta, paragilding, vozitja maratonike me biçikleta në rrugën “Ujërat e Sharrit” – 90 km (nga Popova Shapka deri në Bunec, Mavrovë), ekspozita e fotografive, tribuna për potencialet e Sharrit, degustimi i ushqimit tradicional të rajonit janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të këtij festivali.
“Ky projekt është mënyrë e shkëlqyeshme për promovimi e turizmit alternativ maqedonas. Atë që kemi si begati natyrore jemi të gatshëm të ndajmë me të tjerët”, tha ministri i ekonomisë, zotëri Fatmir Besimi në konferencën e sotme për shtyp me rastin e festivalit. Iniciativat sikur “ Të shoshitim nëpër Sharr”, shtoi Besimi mund të kontribuojnë shumë për prezantimin e potencialit tonë turistik.
Organizatorët e festivalit “ Të shoshitim nëpër Sharr” - Festival për argëtim dhe jetë të shëndosh presin pjesëmarrjen e mbi 800 personave nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. |