Ministri I ekonomisë sotë e lëshojë në përdorim të regulltë teknologjinë e re për përpunimin e metalëvë të kompanisë Rade Koncar-TEP e cila gjithashtu paraqet realizim investimi të vendit prej 4 milion euro Shkup, 23.06.2010
Rade Konçar" - TEP e prezantoi investimin e ri prej 750.000 euro, të realizuar përmes linjës kreditore nga Banka Investuese Evropiane dhe Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit. Mjetet nga kjo linjë kreditore, siç ësht theksuar sot në lëshimin në përdorim të makinës së re për prodhimin e sipërfaqeve metalike dhe jometalike, janë shfrytëzuar për furnizim të makinave, për sistem të deponuar dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, gjegjësisht për ngrohjen e sallës.
Njëra makinë është nga prodhimi japonez dhe është e 27-ta e tillë në botë, ndërsa është e para në rajon. Me të investimet që janë investuar në "Rade Konçar" TEP janë 4 milionë euro në katër vitet e fundit.
Sipas ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi, me këtë investim "Rade Konçar" - TEP radhitet në fabrikat e teknologji të lartë. "Ivestimi do të thotë përmirësim të konkurrencës dhe do të fitojë tregje të reja, si dhe nxitje edhe për afaristët e tjerë të investojnë në teknologji të re", tha Besimi.
Besimi ne fjalimin e tijë tha Unë dëshirojë ta potencojë kohën dhe mënyrën e zbatimit të këtijë investim të rëndësishëm të vendit. Në rethana kur kanë të bëjmë me sfidat të cilat erdhën si pasojë e krizës globale ekonomike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me komunitetin e biznesit krijoi dhe sollën katër paketë anti-krize për tu zbutur pasojat e krizës globale ekonomike botërore, dhe për të ndihmuar kompanitë të mbeten konkurruese në tregun globalë.
Dhe ndërsa pako e parë (nëntor 2008), i cili ishte i përbërë nga 10 masat për lehtësimin e ekonomisë, me vlerë 300.000.000 €, i dyti (mars 2009) i cili nënkuptohet investime në projektet strategjike të infrastrukturës që arrijnë me çmim 8 miliardë euro, në prill 2009 u miratua pakoa e tretë masash, 70 masa anti-krize, dhe mbëshetja e kredisë për kompanit përmes MBDP.
Rade Koncar - TEP është përfituesi i parë të mjeteve nga linjë krediti të 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve, nga e cila, shteti i mori për të ndihmuar ekonominë për shkak të krizës. Duke rikujtuar reformat e vazhdueshme për të përmirësuar klimën e biznesit, ministri Besimi tha se kompania është një shembull konkret të efekteve të masave antikrize, cila Qeveria i ka zbatuar dhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes komunitetit të biznesit dhe Qeverisë. |