Министерство за економија

Sekretari shtetëror

Emri dhe mbiemri

 

Razmena Çekiq-Duroviq

Posta elektronike

 

razmena.cekic@economy.gov.mk

razmena.cekic@gmail.com

Nacionaliteti

 

Boshnjake

Statusi martesor

 

E martuar, nënë e dy fëmijëve

Arsimi

 

Fakulteti Ekonomik në Universitetin "Kirili dhe Metodi" në Shkup

Master i shkencave ekonomike

Gjuhët

 

Rrjedhshmëri në lexim, shkrim dhe të folur në  

gjuhën serbe, kroate dhe angleze

 

Data (nga – deri)

Emri i institucionit

Sektori

Pozicioni i punës

 

 

2001-2004

Enti Shtetëror i Statistikave

Sektori i statistikave sociale

Bashkëpunëtor për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për gjendjen demografike, sociale dhe ekonomike në R.M.

 

Data (nga – deri)

Emri i institucionit

Sektori

Pozicioni i punës

 

 

2004 shtator deri në maj 2016

Ministria e Ekonomisë

Sektori për energjetikë

Këshilltare e sistemit elektroenergjetik

Udhëheqëse e Njësisë për projekte investuese në energjetikë

Udhëheqëse e Sektorit pë energjetikë

 

Data (nga – deri)

Emri i institucionit

Sektori

Pozicioni i punës

 

 

maj 2016 deri më 30.10.2018

Ministria e Ekonomisë

Sektori për inkurajimin e përgjegjësisë sociale

Udhëheqëse e Sektorit

 

Data (nga – deri)

Emri i institucionit

Sektori

Pozicioni i punës

 

 

30.10.2018 deri më 28.10.2020

Ministria e Ekonomisë

Sektori për menaxhimin e burimeve njerëzore

Udhëheqëse e Sektorit

 

 

 

 

 

Aftësi organizative

 

 

Aftësi të mira menaxheriale, aftësi të mira komunikuese, e gatshme për punë ekipore, e interesuar për ngritje profesionale dhe eksperte, përvojë në zgjidhjen e problemeve dhe zgjidhjen e konflikteve, e përgjegjshme, me energji të lartë, e sigurtë, e gatshme për të ndërmarrë iniciativa;

Puna me afate të ngushta në raste (orë të gjata / fundjavë, situata stresuese)

 Pjesëmarrja në trajnime dhe seminare  

  • Trajnim për tregti të lirë, Projekt i financuar nga BE dhe i drejtuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, prill 2005
  • Trajnim me temë: Udhëheqje të ciklit të projektit, Qendra për zhvillim Institucional, mars 2006
  • Trajnim me temë: Trajnimi i përgjithshëm i BE-së, organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane, prill 2006
  • Trajnim për përgatitjen e projekteve të financuara nga IPA, i realizuar nga Euro Partner Konsulting, mars 2007
  • Trajnim me temë Liberalizimi i sektorit energjetik, Qendra për perspektivë evropiane të Republikës së Sllovenisë në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Lubjanë, nëntor 2008
  • Seminar me temë: Hyrje në menaxhimin e financave publike, i realizuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Qendrën për ekselencë në financa nga Lubjana, Slloveni, prill 2009
  • Seminar me temë: Prokurimet publike rajonale për Ballkanin, Banka Botërore, qershor 2010
  • Trajnim me temë: “Zhvillimi i aftësive menaxheriale të nëpunësve administrativë udhëheqës”, Agjencia për nëpunësit administrative të Republikës së Maqedonisë, mars-dhjetor 2010.
  • Trajnim me temë: Menaxhimi financiar dhe pagesa e projekteve të financuara nga Banka Botërore, Banka Botërore, nëntor 2010
  • Në cilësinë e trajnerit ka zhvilluar trajnimin me temë "Ju dhe ekipi juaj", Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, nëntor 2011
  • Pjesëmarrje në tryezën ndërkombëtare me temë: Lidhja e energjisë dhe ujit në basenet ndërkufitare në Evropën Juglindore, organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore e Republikës së Gjermanisë, Këshilli për bashkëpunim rajonal, Fondi global i mjedisit jetësor (GEF) IWLEARN dhe Partneriteti global për ujërat e Mesdheut, Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, nëntor 2013
  • Tryezë rajonale me temë: "Uji, ushqimi, energjia dhe mjedisi jetësor në Evropën Juglindore", organizuar nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, Partneriteti global për ujërat e Mesdheut, Qendra rajonale për mjedisin jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore në bashkëpunim me: Ministrinë e Mjedisit Jetësor, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore e Republikës së Gjermanisë, Komisioni ekonomik i Kombeve të Bashkuara për sigurinë bërthamore për Evropën, Fondi global i mjedisit jetësor, Zagreb, Kroaci dhjetor 2014
  • Pjesëmarrje në punëtori për përgatitjen e Kontributeve Kombëtare për ndryshimet klimatike (INDCs), organizuar nga ECRAN - Programi Shumëpërfitues TAIEX, Stamboll, Turqi, prill 2015
  • Pjesëmarrje në seminar “Siguria ekonomike transnacionale”, organizuar nga Xhorxh Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, mars 2016, Beograd, Republika e Serbisë
  • Pjesëmarrje në punëtorinë me temë "Ndryshimet klimatike Post-Paris: çështjet, zgjidhjet dhe hapat e ardhshëm", organizuar nga TACSO P2P, shtator 2016, Bruksel, Belgjikë
  • Trajnim për përgjegjësinë sociale 24-25.11.2016, organizuar nga KONEKT, Projekt i financuar nga BE
  • Në organizimin e Organizatës ndërkombëtare të punës në Torino, Itali, nga data 8-12 maj 2017, pjesëmarrja në një kurs për monitorimin e detyrimeve të Deklaratës së Organizatës ndërkombëtare të punës, e cila i referohet operacioneve korporative të ndërmarrjeve multinacionale, për çka ka marrë një certifikatë përkatëse
  • Pjesëmarrje në Forumin e 25 të OSBE-së për Çështjet ekonomike dhe ekologjike, me temë "Forcimi i ekonomisë dhe ndërtimi i partneriteteve të sigurisë në rajonin e OSBE-së", Pragë, Republika Çeke nga 6 - 8 shtator 2017
  • Pjesëmarrje në takimet e ekspertëve, të organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë në lidhje me Masat e ndërtimit të besimit me Republikën e Greqisë në 2017-2018
  • Pjesëmarrje në takimet e ekspertëve si anëtar i Grupit ndërsektorial të punës për monitorimin e situatës me cilësinë e ajrit të ambientit dhe përcaktimin e rekomandimeve dhe masave të duhura për përmirësimin e cilësisë së ajrit, në vazhdimësi gjatë viteve 2017 dhe 2018.
  • Certifikatë për shqyrtim përfundimtar të Planeve vjetore për punësim për vitin 2020, ndarë nga “Pravomatika” më 27.08.2019
  • Certifikatë për përgatitjen e analizës funksionale dhe udhëzime për plotësimin e listës së anketimit për analizën funksionale, ndarë nga “Pravomatika” më 28.01.2020.
  • Certifikatë e kornizës së përbashkët të kompetencave, ndarë nga INTERCERT më 15.10.2020