Министерство за економија

Ministri i Ekonomisë

Kreshnik Bekteshi

MINISTËR I I EKONOMISË

EKSPERIENCA E PUNËS

1 shtator 2020Ministër i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut  

1 korrik 2017 – 30 gusht 2020 Ministër i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut

1 korrik 2016 - 31 dhjetor 2016 Shef i Zyrës Ndërkombëtare të Agjensisë së Investimeve të huaja direkte dhe promovimit të eksporteve të Republikës së Maqedonisë në Bern (Zvicër) ▪ Organizimi i evenimenteve tregtare, ngjarjeve B2B dhe B2G, forumeve të biznesit ▪ Tërheqja e investimeve të huaja direkte nga Zvicra ▪ Promovimi i biznesit të Republikës së Maqedonisë në Zvicër ▪ Bashkëpunim me Odën tregtare të Zvicrës.

1 korrik 2011 - 30 qershor 2016 Shef i Zyrës Ndërkombëtare të Agjensisë së Investimeve të huaja direkte dhe promovimit të eksporteve të Republikës së Maqedonisë në Bruksel (Belgjikë) www.investinmacedonia.com ▪ Promovimi i klimës së biznesit të Maqedonisë në Belgjikë ▪ Tërheqja e Investimeve të huaja direkte nga Belgjika ▪ Ndihmimi i kompanive nga Belgjika dhe Maqedonia të krijojnë bashkëpunim të përbashkët biznesi ▪ Hulumtim i tregut belg ▪ Organizimi i takimeve B2B dhe B2G, forume biznesi, seminare ▪ Prezantimi i Maqedonisë në seminare dhe konferencat e tregtisë dhe investimeve ▪ Raportimi përmes sistemit të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët.

ARSIMIMI DHE TRAJNIMET  

Tetor 2009 - Janar 2012:Magjistër i menaxhimit dhe strategjisë (logjistikë dhe menaxhim i zinxhirëve të furnizimit) në Universitetin e Sheffield, ▪ Diplomoi me merita ▪ Formulimi i Strategjisë ▪ Menaxhimi me proceset strategjike ▪ Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore ▪ Kontabiliteti dhe financat për menaxherë ▪ Menxhmenti i shpërndarjes dhe transportit ▪ Logjistika dhe menaxhimi i zinxhirëve të furnizimit ▪ Disertacioni - Performanca e logjistikës si tregues për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Maqedoni: STUDIMI DELPHI.

Shtator 2004 - Maj 2008Diplomë universiteti të Arteve dhe shkencave të aplikuara (Menaxhimi dhe administrimi i biznesit) Rochester Instituti i teknologjisë ▪ Procesi i menaxhimit ▪ Marketingu ▪ Zhvillimi i ndërmarrjeve të reja ▪ Franshiza ▪ Statistika ▪ Makroekonomia ▪ Politika Publike ▪ Kontabiliteti i Biznesit ▪ Komunikimi në biznes ▪Organizimi dhe menaxhimi ▪ Planifikimi ▪ Fuqitë globale dhe tendencat ▪ Pjesëmarrja në ekipe projektesh universitare që janë përdorur si projekte këshillimi për shumë institucione dhe organizata ▪ Pjesëmarrja në forume dhe debate mbi tema të ndryshme të ofruara.

Shtator 2004 - maj 2006 AStudime të asocuara në arte dhe shkencë të aplikuar (sipërmarrësi dhe zhvillim i biznesit) Instituti i teknologjisë Rochester.

4 nëntor 2013 - 8 nëntor 2013 Promovimi i eksporteve në BE për atashetë komerciale dhe diplomatët ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Hagë (Holandë) ▪ Teknikat në promovimin e eksportit ▪ Hulumtimi i tregut ▪ Prezantimi i tregut të specializuar.

16 dhjetor 2014 - 17 dhjetor 2014 Tërheqja e investimeve të huaja Evente Konvej, Shkup (Republika e Maqedonisë) ▪ Teknika për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

23 maj 2008 Certifikatë nga Kolegji i menaxhimit të zhvillimit për shkenca dhe teknologji të aplikuar.

AFTËSI PERSONALE  

Gjuhët: shqip, maqedonisht, anglisht

Shkathtësi të lidhura me punën: Përvojë në punën e sektorit publik dhe privat ▪ Përvojë në lehtësim ▪ Organizimi i ngjarjeve të eksportit ▪ Ndarja e përvojave me kompanitë që kërkojnë tregje të reja ▪ Aftësi për të mësuar se si ndërmarrjet të penetrojnë në tregje të reja ▪ Përvojë pune me ekonomitë e reja ▪ Të kuptuarit e nevojave të kompanive në rajon ▪ Kuptimi i kërkesave të BE-së për importe nga vendet jo anëtare të BE-së.

Ministri

Kreshnik Bekteshi


Zevendes ministri

Zoran Manevski


Sekretari shtetëror

Cekic-Durovic Razmena