Министерство за економија

Misioni Vizioni dhe Prioritetet e ME-së

MISIONI

Ministria e Ekonomisë punon në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e industrisë, klasteringut dhe inkuadrimit të kompanive të Maqedonisë në Rrjetin e Vargjeve Globale të Furnizimit, sektorit të zhvilluar të sipërmarrësisë, krijimit dhe integrimit të tregut unik në BE, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë energjetike, hulumtimit, eksploatimit dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të lëndëve të para minerale, zhvillimit të turizmit me anë të përmirësimit të standardeve të ofertës turistike.

VIZIONI

Republika e Maqedonisë u reformua në një vend me ekonomi të zhvilluar funksionale, e cila do të prodhojë vende të reja të punës, efikasitet, konkurrueshmëri, produktivitet më të lart të kompanive, rritje të eksportit dhe rritje të investimeve, standard më të lart jetese dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

PRIORITETET DHE OBJEKTIVAT E MINISTRISË SË EKONOMISË 

Mbështetja dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

- Mbështetja e ndërmarrjeve të vendit, para së gjithash, të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, hapja e vendeve të reja të punës përmes masave aktive të punësimit dhe rritjes së nivelit të rrogave në ekonomi;

- Rritja dhe përmirësimi i mundësive të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM);

- Sistemi-eko dinamik i sipërmarrësisë dhe inovacioneve;

- Ndërmarrjet e konkurrueshme të vogla dhe të mesme si shtytës të rritjes ekonomike inkluzive.

Zhvillimi dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë së industrisë së Maqedonisë

- Dialogu i fuqizuar ndër-institucional në funksionin e krijimit të politikave, masave dhe aktiviteteve të politikës industriale;

- Avancimi i kapacitetit dhe konkurrueshmërisë së klasterëve dhe anëtarëve të tij, lidhja e tyre në nivelin ndërkombëtar, avancimi i njohurive të bazuara në teknologji të larta, hulumtimi dhe zhvillimi, straregjitë e orientuara drejt eksportit dhe modeli që bazohet në industrializim;

- Zhvillimi i rritjes ekonomike dhe konkurrueshmërisë së industrisë në bazë të përhershme;

- Avancimi i konceptit dhe praktikave të përgjegjësisë shoqërore.

Zhvillimi i turizmit dhe hotelierisë në Republikën e Maqedonisë

- Përmirësimi i konkurrueshmërisë së ofertës turistike në vend, me anë të krijimit të ambientit të favorshëm afarist dhe valorizimit të shtuar të burimeve kulturore dhe natyrore;

- Rritja e numrit të turistëve të brendshëm dhe të huaj, të të ardhurave nga turizmi, me qëllim përfundimtar pjesëmarrjen e shtuar të turizmit në PBB të përgjithshëm të vendit;

- Rritja e ofertës turistike dhe ndërtimi i imazhit të njohshëm turistik, me anë të futjes në përdorim të standardeve botërore në kuadrin e shërbimeve turistiko-hotelierike;

- Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar turistik;

- Mbështetja e destinacioneve turistike jashtë sezonit turistik;

- Ambienti i konkurrueshëm afarist për rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të vendeve të punës nga fusha e turizmit dhe hotelierisë;

- Zhvillimi i mëtejshëm i turizmit aktiv si potencial për zhvillim të fuqishëm ekonomik lokal.

Planifikimi dhe shfrytëzimi I qëndrueshëm i burimeve natyrore

- Rritja e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumin final të energjisë dhe mbrojtja e mjedisit jetësor;

- Garantimi i sigurisë dhe stabilitetit energjetik;

- Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike dhe rritja e investimeve në sektorin energjetik;

- Rritja e shfrytëzimit të gazit natyror dhe e shfrytëzimit të energjisë diellore në amvisëritë;

- Hulumtimi, eksploatimi dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i lëndëve të para minerale.

Krijimi i tregut unik – tregut të brendshëm të Republikës së Maqedonisë, të harmonizuar me legjislacionin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian

- Avancimi i mbrojtjes së konsumatorëve me harmonizim plotësues të vazhdueshëm me Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve;

- Zbatimi efikas i së drejtës në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve;

- Arritja e edukimit më të madh të konsumatorëve për realizimin e të drejtave të tyre, familjarizimi i tregtarëve me të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe me mënyrën e mbrojtjes së interesave ekonomikë;

- Rritja e besimit të konsumatorëve ndaj tregtarëve me mallra dhe shërbime;

- Mbrojtja juridike e konsumatorëve gjatë lidhjes së marrëveshjeve për kredi konsumatore;

- Harmonizimi i legjislacionit teknik kombëtar nga fusha e automjeteve me legjislacionin teknik të BE në lidhje me automjetet, me qëllim rregullimi i tregut të brendshëm, konform legjislacionit të BE.

Zhvillimi i politikës efektive tregtare

- Krijimi i ambientit të favorshëm afarist me politika bashkëpunimi me sektorin e biznesit, me jodiskriminim, me efikasitet dhe transparencë të shtuar të institucioneve dhe me respektimin e plotë të parimeve të shtetit juridik;

- Fuqizimi i pozitës së Republikës së Maqedonisë në komunitetit ndërkombëtar dhe avancimi i marrëdhënieve, si dhe thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit në planin bilateral, rajonal dhe multilateral;

- Lehtësimi i aksesit në tregjet ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve, me anë të lidhjes së marrëveshjeve për tregti të lirë dhe marrëveshjeve për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik, liberalizimit të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve dhe identifikimit dhe reduktimit të barrierave në tregti në kuadrin e marëveshjeve të konkluduara.

ME RËNDËSI: PRIORITETET DHE OBJEKTIVAT E MINISTRISË SË EKONOMISË KANË RËNDËSI TË BARABARTË.