Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

 

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon subjektet e përmendura juridike dhe fizike kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e NJOFTIMIT pas kërkesës së parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk është në gjendje t'i dorëzojë me dorëzim personal në:

1. Urban Planet Eda Tetovë, me seli në rr.“108”, nr.8 Tetovë dhe EDBG 4028022542888 me xhiro llogari nr.27007485710157 në Halk Bank si person juridik përgjegjës dhe personi përgjegjës Adnan Osmani nga Tetova me adresë banimi “rr.108”, nr.8, Tetovë.

Ftohen subjektet e lartpërmendura fizike dhe juridike brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e NJOFTIMIT të lartpërmendur bashkëngjitur Kërkesa e parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën brenda 3 ditëve do të mund të prononcohen me shkrim në lidhje me faktet dhe dëshmitë e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajte. 

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës

Accessibility Menu