MISIONI
Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon në krijimin e kushteve për zhvillimin e industrisë, klasteringut dhe përfshirjes së kompanive maqedonase në rrjetën e zinxhirëve globalë të furnizimit, sektor i zhvilluar sipërmarrëse, zhvillim i hotelierisë, krijimin dhe integrimin e tregut të vetëm në BE, krijimin e masave dhe politikave për punësim, përmirësim të tregut të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
VIZIONI
Republika e Maqedonisë së Veriut me ekonomi të zhvilluar funksionale që do të prodhojë vende të reja të punës, efikasitet më të madh, produktivitet dhe konkurrencë të kompanive, rritje të eksportit dhe rritje të investimeve, standard më të lartë jetësor dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisësë Veriut.
PRIORITETET DHE QËLLIMET E MINISTRISË SË EKONOMISË DHE PUNËS
- Mbështetja dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)
- Mbështetja e ndërmarrjeve vendore, kryesisht ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe zejtarëve,
- Përmirësimi i mjedisit afarist për rritjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM),
- Ekosistem dinamik të sipërmarrësisë dhe inovacioneve,
- NVM-të konkurruese si nxitëse të rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike.
Zhvillimi dhe përmirësimi i konkurrencës së industrisë maqedonase, politikëm investuese dhe përgjegjësi shoqërore
- Zhvillimi dhe përmirësimi i konkurrencës së industrisë maqedonase
- Klima e përmirësuar afariste për të bërë biznes dhe forcimi i dialogut ndërinstitucional në funksion të hartimit të politikave, masave dhe aktiviteteve të politikave industriale,
- Përmirësimi i shkathtësive dhe njohurive të ndërmarrjeve përmes trajnimit për teknologjitë e reja, sfidat e reja dhe kërkesat e tregut
- Mbështetja e industrisë përpunuese – zhvillimi i industrive të gjelbra duke vendosur konceptin e ekonomisë cirkulare dhe qëndrueshmërisë,
- Mbështetja e ekonomisë përmes zhvillimit, promovimit dhe implementimit të politikës investuese - Mbështetje financiare e investimeve,
- Mbështetje për forcimin e gatishmërisë eksportuese dhe promovimin e eksportit,
- Mbështetje për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe të biznesit,
- Forcimi i kapaciteteve të laboratorëve për mbështetje më efikase të sektorit të biznesit,
- Avancimi i konceptit dhe praktikave të përgjegjësisë shoqërore.
- Zhvillimi i hotelierisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Rritja e numrit të turistëve vendorë dhe të huaj, rritja e të ardhurave nga turizmi, me synimin përfundimtar rritjen e pjesëmarrjes së turizmit në PBB-në e përgjithshme të vendit.
- Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe bilateral në hotelieri,
- Mbështetja e destinacioneve turistike dhe objekteve hotelierike jashtë sezonit turistik,
- Mbështetja e objekteve hotelierike për përmirësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara,
- Klima konkurruese e biznesit për rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe vende të reja pune në fushën e hotelierisë,
- Zhvillimi i mëtejshëm i turizmit aktiv si potencial për zhvillim të fuqishëm ekonomik lokal,
- Përpilimi i Strategjisë kombëtare për zhvillimin e hotelierisë në vitet 2025-2030.
- Krijimi i tregut të vetëm të brendshëm
- Avancimi i mbrojtjes së konsumatorëve me harmonizimin e mëtejshëm të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve;
- Zbatimi efikas i së drejtës në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve,
- Arritja e edukimit më të madh të konsumatorëve për realizimin e të drejtave të tyre, njohja e tregtarëve me të drejtat dhe obligimet dhe mënyrën e mbrojtjes së interesave ekonomikë,
- Rritja e besimit të konsumatorëve ndaj tregtarëve të mallrave dhe shërbimeve,
- Mbrojtja juridike e konsumatorëve gjatë lidhjes së marrëveshjeve për kreditë konsumatore si konsumator,
- Harmonizimi i legjislacionit teknik kombëtar në fushën e automjeteve me legjislacionin teknik për automjetet e BE-së që rregullojnë tregun e brendshëm, në përputhje me rregullativën e BE-së.
- Zhvillimi i politikës efektive të tregtisë së brendshme
- Krijimi i klimës së favorshme afariste me politika të bashkëpunimit me sektorin afarist, mosdiskriminim, rritje të efikasitetit dhe transparencës së institucioneve dhe respektimin e plotë të shtetit të së drejtës,
- Krijimi i politikave për tregtinë e brendshme, rregullimin e rregullave dhe masave për parandalimin e imponimit të praktikave të padrejta tregtare që devijojnë nga sjellja e mirë tregtare, rregullimin e kushteve dhe mënyrës së ushtrimit të tregtisë së brendshme, si dhe masat për ndalimin dhe kufizimin e zhvillimit të tregtisë, monitorimin dhe analizimin e lëvizjes së qarkullimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë, lëvizjet, kushtet dhe fenomenet e tregut të produkteve ushqimore bazë, ndikimin e masave të politikës ekonomike në lëvizjet e tregut dhe marrëdhëniet e tregut, furnizimin e produkteve joushqimore dhe ushqimore për konsum të përgjithshëm, monitorimin dhe analizimin e lëvizjes së çmimeve në treg, si dhe propozimin e masave për zgjidhje sistematike dhe të tjera,
- Forcimi i procesit të planifikimit, përgatitjes dhe monitorimit të realizimit të Programit kombëtar për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA) si dokument bazë i programimit strategjik në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në pjesën e së Drejtës së themelimit dhe lirisë së dhënies së shërbimeve.
- Tregu i punës
- Nxitja e punësimit përmes krijimit të vendeve të denja të punës, krijimit të politikave në përputhje me praktikat evropiane dhe zhvillimit të dialogut social dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
- Rritja e shkallës së punësimit dhe uljes së papunësisë,
- Përmirësimi i të drejtave të punëtorëve përmes legjislacionit të harmonizuar të punës në përputhje me direktivat e BE-së dhe konventat e ONP-së,
- Dialog social i drejtë, transparent dhe i hapur ndërmjet komunitetit të biznesit dhe sindikatave,
- Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës,
- Reduktimi i ekonomisë informale,
- Përmirësimi i sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, si dhe rritja e kapaciteteve për implementimin e tyre.