Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

 

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon subjektet e përmendura juridike dhe fizike kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e AKTVENDIMIT nr. 20-7585/1-24 (lidhja nr.20-2023/1-24), të dt. 16.02.2024, pas kërkesës së parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. Shoqëri për ndërtimtari, tregti dhe shërbime ARS INVEST SHPKNJP Shkup, me seli në rr. “Filip i Dytë i Maqedonisë” nr. 19-1/9 Shkup dhe NVT  4043013514270 si person përgjegjës juridik 

2. Palort Zeqiri me vendbanim “Filip Vtori Makedonski” nr. 19-1/9 Shkup   

Ftohen subjektet e lartpërmendura fizike dhe juridike brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e AKTVENDIMIT të lartpërmendura me shtojcë  Kërkesë e parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën brenda 8 ditëve do të mund të prononcohen me shkrim në lidhje me faktet dhe dëshmitë e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt, që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

                                                                                                                                                                                                                                                 Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës

Accessibility Menu