Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës dhe në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

 

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje nga fusha e Marrëdhënieve të Punës, njofton personat e listuar fizikë dhe juridikë të cilët kanë kryer kundërvajtje  nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës se ka bërë dy tentativa të njëpasnjëshme për të dërguar NJOFTIM nr. 20-6486/2 datë 08.10.2024, dhe Njoftimi me numrin 20-6878/2 datë 25.10.2024 pas kërkesës së parashtruar për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar.Prandaj, shkresa është publikuar në ueb faqen e ministrisë për:

1. NPTSH Primavera 2023 Shkup, me seli në bul. “Koço Racin” nr.14 Shkup si person juridik,

2. Ilija Nakov, me adresë banimi në rr. “Tome Arsovski” nr.17/1-8, Shkup, si person përgjegjës në person juridik

3. Pece Mirçevski, me adresë banimi në rr. “Bukureshka” nr.12/1-29, Shkup, Karposh si person përgjegjës në SHÇPP gjatë kryerjes së kundërvajtjes.

Ftohen personat e lartëpërmendur fizik dhe juridik që, në afat prej 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi, të kontaktojnë në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisionin për Vendimmarrje për Kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës, të pranojë NJOFTIMIN e lartpërmendur bashkëngjitur me kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar, çdo ditë pune nga ora 7:30 - 16:30, mbi të cilën në afat brenda 3 ditëve do të mund të prononcohen me shkrim në lidhje me faktet dhe dëshmitë e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajte.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenin 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin do i bartë vetë pala. 

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës

Accessibility Menu