Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës dhe në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale bën këtë njoftim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:
NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarje për Kundërvajtje nga sfera e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, njofton personat fizikë dhe juridikë kryrës të kundërvajtjeve, sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dhënë NJOFTIMIN nr. 20-3855/2 nga data 20.05.2024, pas kërkesës së parashtruar për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar. Prandaj letra është publikuar në faqen e ministrisë, për:
1. DTU KOMPANIA BOZHONOVSKI Dooel, Shkup, me seli në Blv. “Jane Sandanski” nr.72, Shkup, Aerodrom si person juridik dhe
Ftohet personi juridik i lartpërmendur që në afat brenda 8 (tetë) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të paraqitet në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës për të pranuar NJOFTIMIN bashkëngjitur me kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar, çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën në afat brenda 3 (tre) ditësh do të mund të prononcohen me shkrim lidhur me faktet dhe dëshmitë e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje.
Paralajmërim: Kjo kumtesë me shpallje publike do të konsiderohet dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenin 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, ndërsa pasojat negative që mund të lindin i bartë vetë pala.
Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtje nga fusha e marrëdhënieve të punës