Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

KUSH I MBRON TË DREJTAT E KONSUMATORËVE

Mbrojtja ligjore dhe institucionale e konsumatorëve paraqet një nga komponentët e rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Politika e mbrojtjes së konsumatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka një dimension horizontal, respektivisht mbulon një numër ministrish, institucionesh shtetërore dhe publike, njësish të vetëqeverisjes lokale dhe  shoqatash të qytetarëve. Politika e mbrojtjes së konsumatorëve, e cila zbatohet kryesisht përmes rregullativës dhe programeve përkatëse ligjore në nivel kombëtar dhe lokal, paraqet mekanizëm për promovimin e konkurrencës dhe arritjen e cilësisë më të mirë në jetën e përditshme të qytetarëve – konsumatorëve.

 

MBROJTJA E KONSUMATORËVE ZBATOHET PËRMES:

 

  • Harmonizimit të kornizës juridike me të drejtën e BE-së
  • Zbatimin e kornizës juridike në nivel kombëtar dhe vendor
  • Krijimin e politikave konsumatore në nivel kombëtar dhe lokal
  • Informimit, edukimit dhe mbrojtjes së interesave konsumatore

 

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE?

 

  • Shteti me organet dhe trupat e tij
  • Njësitë e qeverisjes lokale
  • Institucionet e pavarura rregullatore të sektorit publik
  • Shoqatat qytetare

 

SISTEMI I MBROJTJES SË KONSUMATORËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

 

KËSHILLI PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE NËN QEVERINË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE KËSHILLAT NË KOMUNAT

 

KËSHILLI PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE I QEVERISË SË RMV-SË

 

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve  të QRMV-së përbëhet nga 13 anëtarë nga përfaqësues të organeve të administratës shtetërore, kompetencat e të cilëve lidhen me mbrojtjen e konsumatorëve, shoqatat  për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe odave ekonomike.

 

Këshilli kujdeset në thelb për mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave të konsumatorëve në drejtim të mbrojtjes së shëndetit, sigurisë, interesave ekonomike dhe informimit të tyre të rregullt në realizimin e të drejtave të tyre. Këshilli shqyrton rregullativën ekzistuese ligjore dhe propozon ndryshime përkatëse në fushën e mbrojtjes juridike të konsumatorëve, monitoron realizimin e Programit për mbrojtjen e konsumatoriëve dhe i propozon masa Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e tij. 

 

KËSHILLIMI I KONSUMATORËVE NË NIVEL TË KOMUNAVE, GJEGJËSISHT QYTETIT TË SHKUPIT 

 

Mbrojtja e konsumatorëve në nivel të komunës, gjegjësisht Qytetit të Shkupit, arrihet  përmes Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve të komunës, gjegjësisht Qytetit të Shkupit. Këshillat për mbrojtjen e konsumatorit formohen si trupa të përhershëm pune të këshillave të komunave, përkatësisht të Qytetit të Shkupit. 

 

Këshillat në nivel vendor shqyrtojnë  çështje dhe përcaktojnë propozime që lidhen me cilësinë e shërbimeve të ndërmarrjeve publike, kujdesen për zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët gjatë përdorimit të shërbimeve nga ndërmarrjet publike, si dhe institucionet që ushtrojnë shërbime publike, kujdesen për përmirësimin e sjelljes së të punësuarve te ofruesi i shërbimeve ndaj përdoruesve të shërbimeve dhe organizojnë debate publike dhe forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve, në të cilat diskutojnë avancimin e mbrojtjes së konsumatorëve. Këshillat  propozojnë Program njëvjeçar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe kujdesen për implementimin e tij.

 

Këshillat për mbrojtjen e konsumatorëve realizojnë kontakte dhe bashkëpunim të rregullt me Këshillin për mbrojtjen e konsumatorëve të formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 

MINISTRITË DHE ORGANET NË PËRBËRJE

MINISTRIA E EKONOMISË (economy.gov.mk)

 

Ministria e Ekonomisë është drejtpërdrejt përgjegjëse  për zbatimin e politikës së mbrojtjes së konsumatorëve me qëllim të sigurimit të standardeve të larta të mbrojtjes së konsumatorëve në mënyrën që mbron interesat ekonomike të konsumatorëve, mundëson informimin dhe edukimin e konsumatorëve, si dhe përcakton procedura të thjeshta për zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve. Ministria e Ekonomisë propozon Programin për mbrojtjen e konsumatorëve me masa dhe aktivitete që realizohen nga institucionet bartëse të politikës së mbrojtjes së konsumatorëve, të përfshira në Program, ndërsa janë të orientuara drejt informimit më të mirë të konsumatorëve dhe sektorit të biznesit për të drejtat e konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre.

 

Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë vepron Sektori për tregun e brendshëm, në përbërjen e të cilit është Njësia e mbrojtjes së konsumatorëve. Kjo Njësi ndihmon në krijimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorëve në bashkëpunim të ngushtë me politikat e atyre ministrive dhe institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kompetencën e të cilave është mbrojtja e konsumatorëve.

 

Kur si konsumator dëshironi t'i ushtroni të drejtat Tuaja në domenin e tregtisë, turizmit, gastronomisë dhe sigurisë së përgjithshme të produkteve, drejtojuni:

 

INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT (ISHT) (dpi.gov.mk)

 

ISHT është organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë që ushtron mbikëqyrje inspektimi mbi zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe akteve të tjera nga kompanitë tregtare, ofruesit e shërbimeve publike, personat e tjerë juridikë dhe fizikë, si dhe qytetarët që ushtrojnë aktivitete në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me sigurinë e produkteve, mbrojtjen e konsumatorëve (theksimin e çmimeve, garantimin e mallrave, nxitjen e shitjeve), aktivitetet në fushën e tregtisë, gastronomisë, turizmit, zejtarisë, mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale.

 

Nëse jeni dëmtuar nga produkte dhe shërbime të caktuara nga fushat e mësipërme, si konsumator mund të kontaktoni Inspektoratin Shtetëror të Tregut, i cili do të ushtrojë mbikëqyrjen inspektuese dhe do t 'ju ndihmojë në realizimin e të drejtave tuaja.

 

Denoncimin tuaj mund ta parashtroni me telefon në 02 3220 547 ose 02/191, personalisht në ambientet e ISHT në rr. Luj Pasteur Nr. 1 kati 3, ose onlajn në linkun e mëposhtëm https://www.dpi.gov.mk/index.php/en/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani

 

MINISTRIA E SHËNDETËSISË (moh.gov.mk)

 

Kur konsideroni se janë shkelurtë drejtat tuaja nga kujdesi shëndetësor, të drejtat tuaja si pacient ose të drejtat tuaja si konsumator në raport me sigurisë shëndetësore dhe rregullsisë së lodrave të fëmijëve, produkteve kozmetike ose produkteve për përdorim të përgjithshëm , drejtojuni:

 

Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror (ISSHSH) dszi.gov.mk

 

ISSHSH është organ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ushtron mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e rregulloreve në fushën e shëndetësisë, më saktësisht në fushën e kujdesit shëndetësor, mbrojtjes së popullatës nga sëmundjet infektive, sigurimit shëndetësore, mbrojtjes së të drejtave të drejtave të pacientëve dhe të drejtave në fushën e shëndetit mental, evidencat në fushën e shëndetësisë...

 

ISSHSH ushtron mbikëqyrjen inspektuese të lodrave për fëmijë, produkteve kozmetike dhe artikujve për përdorim të përgjithshëm gjatë importit, prodhimit dhe qarkullimit.

 

Nëse konsideroni se të drejtat tuaja nga kujdesi shëndetësor janë shkelur, të drejtat tuaja si pacient ose si konsumator për sa i përket kompetencave të ISSHSH, duhet të denonconi në Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror me telefon në 02 3121 146, personalisht në nr. 50 th Divizioni nr. 14 me e-mail infodszi@zdravstvo.gov.mk ose në faqen e  internetit të ISSHSH në linkun e mëposhtëm  https://dszi.gov.mk/obrasci/ .

 

ORGANET RREGULLATORE DHE INSTITUCIONET E TJERA TË PAVARURA

AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË (AUV) (fva.gov.mk)

 

AUV funksionon si organ i vetëm kompetent për të kontrolluar sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshët, kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e kafshëve. AUV kujdeset për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve me një qasje të integruar në kontrollin e sigurisë ushqimore  sipas parimit “nga ara në tavolinë”.

 

Nëse, si konsumator, keni blerë produkt të prishur ushqimor, keni hasur në një produkt ushqimor të skaduar, keni vënë në dyshim sigurinë e tyre ose jeni përballur me ndonjë parregullsi në këtë fushë, ju mund ta raportoni rastin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku është formuar Njësi e veçantë për mbrojtjen e konsumatorëve.

 

Denoncimin tuaj mund ta parashtroni me telefon në linjën falas për konsumatorët 0800 3 2222 ose personalisht në ambientet e AUV në rr. Brigada e 3-të maqedonase nr. 20, në mail info@fva.gov.mk ose në faqen e internetit në linkun e mëposhtëm https://fva.gov.mk/mk/contact/kontaktirajte_ne   

 

AGJENCIA E BARNAVE DHE PAJISJEVE MJEKËSORE (MALMED) (malmed.gov.mk)

 

MALMED  monitoron situatën me furnizimin e barnave, mjeteve ndihmëse mjekësore, mjete mjekësore. Nëse përballeni me ndonjë parregullsi në lidhje me shitjen e barnave, pajisjeve mjekësore, narkotikëve dhe helmeve dhe prodhimin e tyre, mund të kontaktoni Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

 

Denoncimin tuaj mund ta parashtroni me telefon në tel. 02 5112 394,  personalisht në rr. Shën Qirili dhe Metodi nr.54 kati 1 ose me e-mail: info@malmed.gov.mk , contact@malmed.gov.mk

 

Nëse keni probleme me komunikimet elektronike, respektivisht shërbimet e telefonisë celulare, telefoninë fikse, shërbimet e internetit dhe televizionit, duhet t'i drejtoheni:

 

AGJENCIA PËR KOMUNIKIME ELEKTRONIKE (AKE) (aec.mk)

 

AKE ka për detyrë të krijojë kushte të favorshme për konkurrencë efektive dhe të qëndrueshme në tregun e shërbimeve të komunikimit elektronik duke respektuar dhe mbrojtur maksimalisht të drejtat e përdoruesve përfundimtarë dhe është organ rregullator kompetent në këtë domen. Në përbërje të AKE-së është formuar Njësia për zgjidhjen e kontesteve si dhe Njësinë e kujdesit ndaj klientit që zbatojnë Ligjin për komunikimet elektronike.

 

Nëse rrjeti juaj është vazhdimisht në rënie, interneti juaj harxhohet me shpejtësi, keni një faturë të lartë në mënyrë të pashpjegueshme, nuk keni pasur lidhje televizive për një kohë të gjatë ose përballeni me një problem të ngjashëm, së pari duhet t'i drejtoheni me Ankesë me shkrim ofruesit të shërbimit me të cilin keni lidhur një marrëveshje abonimi, respektivisht operatorit, dhe më pas, nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin e tij ose nuk merrni përgjigje, ju keni mundësinë të kontaktoni Agjencinë për Komunikime Elektronike me Kërkesë për zgjidhjen e një kontestit midis operatorit dhe përdoruesit përfundimtar.

 

Si konsumator/përdorues, mund t'i drejtoheni qendrës së kontaktit të AKE-së me telefonat falas në numrin "190" ose në mënyrë elektronike në adresat e mëposhtme të emailit contact@aec.mk , komuniciraj@aec.mk .

 

Nëse, si konsumator, konsideroni se të dhënat tuaja personale janë përdorur ose keqpërdorur, drejtojuni:

 

AGJENCISË PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE (AMDHP) (azlp.mk)

 

 AMDHP-ja është përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së aktiviteteve të ndërmarra në përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Nëse si konsumator konsideroni se po ju merren më shumë të dhëna personale sesa është e nevojshme kur lidhni një marrëveshje ose besoni se të dhënat tuaja personale janë keqpërdorur, drejtojuni Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) 02 3230 635 personalisht në bul. Goce Delçev Nr.18, me e-mail në info@privacy.mk ose drejtpërdrejt në faqen e tyre të internetit nëpërmjet linkut së mëposhtëm    https://azlp.mk/gragjani/nasoki

 

Nëse keni problem me menaxherin e ndërtesës ku jetoni ose me bashkësinë e formuar të pronarëve, ose keni ndonjë problem tjetër lidhur me banimin, drejtojuni:

 

KOMISIONIT RREGULLATOR PËR BANIM (KRRB) (rkd.gov.mk)

 

KRRB është përgjegjës për lëshimin, ndryshimin dhe heqjen e licencave të menaxherëve, mban regjistër të administratorëve të ndërtesave dhe ndërmjetëson në zgjidhjen e kontesteve ndërmjet banuesve dhe administratorëve.

 

Nëse llogaritë për mirëmbajtjen e ndërtesës nuk jua dorëzojnë, konsideroni se ato janë shumë të larta ose përballeni me problem tjetër të ngjashëm, së pari duhet të kontaktoni menaxherin tuaj të ndërtesës, por nëse ai nuk ju del në ndihmë, mund të kontaktoni Komisionin Rregullator për Banim, tel. 02 30 70 746 personalisht në rr. Rugjer Boshkoviq, pn - 1000 Shkup, në mënyrë elektronike nëlinkun e mëposhtëm https://www.rkd.gov.mk/mk/kontakt%20%20  

 

Nëse si konsumator keni problem me cilësinë e energjisë elektrike dhe termike, shpërndarjen e ujit, faturat e larta, leximin e parregullt të matësve të rrymës dhe matësve të ujit, drejtojuni:

 

KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIMET E UJIT (KRRE) (erc.org.mk)

 

KRRE zgjidh kontestet e konsumatorëve kundër furnizuesve që kanë detyrimin të sigurojnë shërbim publik ose universal, si dhe kundër furnizuesve në lidhje me:

 

  • cilësinë e shërbimit në furnizimin,
  • kufizimin ose çaktivizimin e së drejtës për të ndryshuar një furnizues,
  • përllogaritjen e energjisë së konsumuar dhe shumën e llogarisë

 

Parashtresat për konsumatorët e KRRE-së mund të dorëzohen me telefon në 02 3233 580 me e-mail potrosuvaci@erc.org.mk personalisht në ambientet e KRRE-së në rrugën Maqedonia nr.25 Pallati Llazar Pop Trajkov kati i 6-të ose në faqen e tyre të internetit në linkun e  mëposhtëm https://www.erc.org.mk/prestapka.aspx  .

 

Ku të drejtoheni nëse mendoni se një reklamë e veçantë ka efekt të dëmshëm tek fëmijët e mitur, respektivisht kur niveli i tonit në sfondin e reklamave është shumë i lartë ose, nga ana tjetër, nuk janë të shënuara mirë emisionet për audiencën e mitur?

 

AGJENCIA PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE (ASHMA) (avmu.mk)

 

ASHMAA është organ rregullator i mëvetësishëm dhe i pavarur jofitimprurës me statusin e personit juridik me autorizime publike që mbron të drejtat dhe interesat në fushën e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele.

 

Nëse konsideroni se një reklamë e veçantë ka efekt të dëmshëm tek fëmijët e mitur, respektivisht kur niveli i tonit në sfondin e reklamave është shumë i lartë, mund të kontaktoni Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale në e-mail: contact@avmu.mk   ose në linkun e mëposhtëm https://avmu.mk/gragjani ku   ka formular të veçantë për parashtrimin e parashtresave në ASHMAA.

 

AVOKATI I POPULLIT I RMV https://ombudsman.mk/)

 

Avokati i Popullit është organ i posaçëm, profesional dhe i pavarur me kompetenca për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Rëndësia dhe specifikat e funksionit janë pikërisht në mënyrën e veprimit dhe sjelljes së tij. Metoda dhe mënyra e veprimit konsiston në dhënien e propozimeve, këshillave, sugjerimeve, bashkëpunimit, mësimdhënies me qëllim realizimin e të drejtave të qytetarëve.

 

Nëse jeni përballur me llogari jorealisht të larta për sasinë e konsumuar të ujit, energjisë elektrike dhe impulseve të realizuara telefonike, shkelje të të drejtave gjatë vendosjes së marrëdhënies së abonuesit në rrjetin telefonik, shkëputje nga rrjeti i ujësjellësit dhe nga përdorimi i energjisë elektrike, cilësia e shërbimeve dhe lartësia e kompensimeve që i arkëtojnë shërbimet, ju mund të dorëzoni parashtresë së pari tek ofruesi i shërbimit, më pasj te Avokati i Popullit.

 

Procedura para Avokatit të Popullit iniciohet duke parashtruar parashtresë (ankesë, padi) e cila mund të parashtrohet personalisht në zyrën e Avokatit të Popullit  në Rr. Maqedonia nr. 19 për të cilën do të hartohet procesverbal  ose me e-mail contact@ombudsman.mk .

 

INSTITUCIONET QË USHTROJNË MBIKËQYRJE TË FUNKSIONIMIT TË SHËRBIMEVE FINANCIARE

 

Nëse si konsumator keni problem me shërbimet e bankave, shtëpive të kursimit, shoqërive financiare ose shoqërive të sigurimit, ju keni mundësinë t'u drejtoheni institucioneve përkatëse që mbikëqyrin funksionimin e tyre.

 

BANKA POPULLORE E RMV (nbrm.mk)

 

BPRMV-ja ushtron mbikëqyrje të funksionimit të bankave dhe shtëpive të kursimit.

Nëse si konsumator, keni problem me kreditë, kartelat kreditore, llogaritë e transaksioneve dhe shërbimet e tjera bankare dhe shtëpive të kursimit, si dhe nëse  keni nevojë për më shumë informacion për të mbrojtur të drejtat tuaja të konsumatorit gjatë marrjes së një kredie konsumatore nga bankat, vizitoni linkun e mëposhtëm nbrm.mk/informacii-za-potrosuvacite.nspx

 

 MINISTRIA E FINANCAVE (finance.gov.mk)

 

 Ministria e Financave ushtron mbikëqyrje të funksionimit të shoqërive financiare që ofrojnë kredi konsumatore.

 

Nëse keni nevojë për më shumë informacion për mbrojtjen e të drejtave tuaja konsumatore në raport me funksionimin e shoqërive financiare që ofrojnë kredi konsumatore, si  dhe në raport me rregullativën ligjore në këtë fushë, drejtohuni me telefon në 02 3255 300 me e-mail: finance@finance.gov.mk personalisht në rr. Dame Gruev nr.12  ose në linkun e mëposhtëm  finance.gov.mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82 

 

INSPEKTORATI SHTETËROR I TREGUT (dpi.gov.mk)

 

ISHT ushtron mbikëqyrje të shoqërive tregtare që nuk janë të regjistruara si shoqëri financiare dhe që ofrojnë kredi konsumatore.

 

Nëse si konsumator keni problem me një hua konsumatore që keni marrë për blerjen e produkteve të caktuara nga një tregtar i caktuar, mund të kontaktoni Inspektoratin Shtetëror të Tregut në  linkun në vijim https://www.dpi.gov.mk/index.php/en/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani

 

AGJENCIA PËR MBIKËQYRJEN E SIGURIMEVE (AMS)

 

AMS ushtron mbikëqyrje mbi shoqëritë e sigurimeve, shoqëritë brokere të sigurimeve, shoqëritë e përfaqësimit në sigurime, bankat që ushtrojnë punën e përfaqësimit në sigurime, ndërmjetësit në sigurime dhe përfaqësuesve në sigurime, personat juridikë të lidhur me shoqëritë e sigurimebe dhe Byronë Kombëtare të Sigurimeve.

 

Parashtresa në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve parashtrohet me qëllim të mbrojtjes dhe ushtrimit të të drejtave dhe interesave të personave të siguruar, përdoruesve të sigurimeve dhe personave të tretë të dëmtuar.

 

Personat e siguruar, shfrytëzuesit e sigurimeve dhe personat e tretë kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në AMS për punën e shoqërive të sigurimit dhe/ose risigurimit, shoqërive brokere të sigurimeve, shoqërive të përfaqësimit në sigurime, përfaqësuesve të sigurimeve dhe Byrosë Kombëtare të Sigurimeve (Subjekte).

 

Nëse personat nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me marrëveshjen e sigurimit (policës) ose të drejtat e tyre rrezikohen nga aktiviteti i Subjekteve, është e nevojshme që së pari t'u drejtohen me shkrim të njëjtëve. Nëse ata nuk janë të kënaqur me përgjigjen ose subjekti nuk i njofton ata brenda 30 ditëve, atëherë ata kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në AMS.

 

Parashtresën mund ta parashtroni në mënyrat si vijon:

 

  1. në formë të shkruar (drejtpërdrejt në AMS ose me postë);
  1. |||UNTRANSLATED_CONTENT_START|||во електронска форма на pretstavki@aso.mk, или електронски на следниот линк https://edukacija.aso.mk/%d0%bf%d0%be%d0%b4%d0%bd%d0%b5%d1%81%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%b5%d1%82%d1%81%d1%82%d0%b0%d0%b2%d0%ba%d0%b0/   |||UNTRANSLATED_CONTENT_END|||
  1. personalisht në AMS duke përpiluar procesverbal në rr. Maqedonia nr.25 Pallati Llazar Pop Trajkov
  2. Me telefon në 3 254 053, 3 254 076, 3 254 077.

 

ORGANIZATAT E KONSUMATORËVE QË MBROJNË TË DREJTAT E KONSUMATORËVE

 

Organizatat e konsumatorëve përfaqësojnë interesat ekonsumatorëve në nivel kombëtar dhe lokal, punojnë për të rritur vetëdijen publike përmes informimit, këshillimit dhe edukimit, si dhe promovimin dhe zbatimin e rregullativës përkatëse ligjore dhe politikës konsumatore.

 

ORGANIZATA E KONSUMATORËVE TË MAQEDONISË  (OKM) rr. Divizioni i 50-të nr.10a 1000Shkup, tel./ faks: 3179 - 592; tel. 3212-440  www.opm.org.mk  e-mail: opm@opm.org.mk sovetuvanja@opm.org.mk

 

Organizata e konsumatorëve Manastir rr. Rr. Bul. 1 maj nr. 204 - 12a,  7000 Manastir tel./fax: 047/228 246 e-mail:  opbitola@yahoo.com

 

Organizata e Konsumatorëve Ohër  , rr. Egejska 101a  mob. 071 211 811 6000 Ohër,  e-mail: opmohrid@gmail.com

 

Organizata e konsumatorëve Shtip , rr. Vasill Gllavinov pn, 2000 Shtip , cel.077 963 841 e-mail: opmstip@hotmail.com

 

Organizata e konsumatorëve  Koçanë rr. Rade Kratovçe nr.1, 2300 Koçanë mob. 071 227 507 e-mail:  potrosuvaci@kocani.gov.mk

 

Organizata e konsumatorëve Tetovë , rr. JNA pn 1200 Tetovë cel. 070 487 309    e-mail: o_ptetovo@hotmail.com

 

 

Accessibility Menu