Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretari Shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, z. Jumni Ademi, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit "Përforcimi i tregut të brendshëm"

Sekretari Shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, z. Jumni Ademi, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit "Përforcimi i tregut të brendshëm"

Sekretari Shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, z. Jumni Ademi, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit "Përforcimi i tregut të brendshëm", e cila u mbajt më 12 maj (e hënë) në Hotelin Aleksandar Palace me fillim në orën 10:00, ku ishte e pranishme edhe Znj. Marija Kanelopulo, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, një ngjarje në të cilën ishin të pranishëm mbi 80 përfaqësues të institucioneve Shfrytëzes direct të projektit IPA nga (Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Inspektorati I tregut, Inspektorati Shtetërorë për Inspektim teknik, MALMED, BM). Z. Jumni Ademi në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të gatishmërisë së institucioneve kombëtare në procesin e integrimit në BE, ku mes të tjerash tha: “Ndryshimet e mbështetura nga projekti janë me rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e gatishmërisë për aderim drejt BE-së. Ato nuk janë as të largëta, e as abstrakte. Ato lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si e rregullojmë ekonominë tonë, mbrojmë konsumatorët tanë dhe komunikojmë me tregjet evropiane. Kjo formëson mënyrën në të cilën punojnë institucionet, pastaj se si rriten bizneset dhe mënyrën se si ndjehen qytetarët të mbrojtur si konsumatorë.

 

Përmes kësaj ndihme teknike, ndërmorëm hapa të rëndësishëm për harmonizimin e kornizës sonë ligjore me legjislacionin e BE-së në fusha si lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, e drejta tregtare, kontabiliteti dhe mbikëqyrja e tregut. Ndoshta edhe më domethënëse është fakti se investuam te njerëzit dhe institucione që do të mundësojë vazhdimin e reformave”.

Accessibility Menu