Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Durmishi në Bogovinë: Me Ligjin për mbështetje financiare i nxisim investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Durmishi në Bogovinë: Me Ligjin për mbështetje financiare i nxisim investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Bogovinë 23.05.2026

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, sot vizituan disa kompani prodhuese në territorin e kësaj komune.

Gjatë vizitës, ministri Durmishi u njoh nga afër me sfidat, nevojat dhe pritshmëritë e bizneseve lokale, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me sektorin privat në krijimin e politikave më efikase ekonomike.

Në takimet me përfaqësuesit e kompanive, ministri i njoftoi ata me mundësitë për mbështetje financiare përmes thirrjes publike të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, të paraparë me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve.

“Përmes këtij ligji, mbështesim financiarisht kompanitë që investojnë në rritjen e prodhimit, zgjerimin e kapaciteteve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo mbështetje ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në uljen e papunësisë”, theksoi ministri Durmishi.

Ai shtoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të jetë afër bizneseve, të ndjekë me kujdes nevojat dhe sfidat e tyre dhe të krijojë masa konkrete për mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

Accessibility Menu