Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Durmishi: Funksionalizohet sistemi “One Stop Shop” në kufirin me Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit për qytetarët dhe bizneset

Durmishi: Funksionalizohet sistemi “One Stop Shop” në kufirin me Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit për qytetarët dhe bizneset

Shkup, 12.04.2025 

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, ka njoftuar sot funksionalizimin zyrtar të sistemit të kontrollit të përbashkët “One Stop Shop” në pikat kufitare Jazhincë–Glloboçicë dhe Bllacë–Hani i Elezit, në kufirin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Ky sistem i avancuar për kontroll të integruar mundëson kalimin me vetëm një ndalesë, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur pritjet për qytetarët dhe bizneset. 

 

Ministri Durmishi theksoi se kjo masë do të ketë ndikim të menjëhershëm në përmirësimin e qarkullimit ndërkufitar, në përshpejtimin e procedurave doganore dhe në krijimin e kushteve më të favorshme për bashkëpunim ekonomik rajonal. Ai e cilësoi këtë zhvillim si dëshmi të angazhimit të institucioneve për një ekonomi që lëviz, që bashkon dhe që shërben në funksion të qytetarëve.

Accessibility Menu