Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot realizoi takim me këshilltarët shtetërorë dhe udhëheqësit e sektorëve dhe të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Takimi u mbajt me qëllim që ministri Durmishi të njoftohet me të punësuarit dhe me kompetencat dhe fushëveprimin e punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Ministri Durmishi para të punësuarve theksoi se fokusi kryesor i ministrisë së re tani do të jetë mbështetja e kompanive dhe industrisë, krijimi i masës për përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe përmirësimin e të drejtave e të punëtorëve dhe standardin jetësor të qytetarëve.
Kërkoi nga të punësuarit që me përpjekje të përbashkëta të punojnë në realizimin e këtyre qëllimeve, e gjithë kjo me qëllim që benefit të kenë të gjithë qytetarët e shtetit.