Delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i shoqëruar nga këshilltari i jashtëm i kryetarit të Qeverisë, Vlladimir Peshevski, mori pjesë në Forumin e parë investues të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë, Shqipëri.
Ky eveniment u hap nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si hap strategjik drejt integrimit ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Forumi paraqet mundësi për të nxitur investimet e huaja direkte, inovacione dhe për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike midis ekonomive evropiane dhe ballkanike.
Në kuadër të forumit, Fon der Lajen paralajmëroi se programi "Antenat e fabrikës për inteligjencë artificiale" (AIFA) po zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, me ç'rast një nga antenat e para do të hapet në Maqedoninë e Veriut.
"Do të fillojmë me dy antena në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, duke vendosur shtyllë të shpejtë digjitale në të gjithë rajonin dhe u mundësojmë kompanive nga të gjashtë partnerët të lidhen me fabrikat evropiane për inteligjencë artificiale", deklaroi Fon der Lajen.
Ministri Durmishi e përshëndeti iniciativën, duke theksuar se hapja e antenës për inteligjencë artificiale paraqet nxitje të fortë për ekonominë digjitale të Maqedonisë së Veriut.
“Ky bashkëpunim është dëshmi se vendi njihet si partner i sigurt dhe inovativ në rrjetin digjital evropian. Kjo është mundësi për kompanitë tona, startapet dhe hulumtuesit që të bëhen pjesë e tendecave evropiane të teknologjisë dhe dijes", tha Durmishi.
Ai shtoi se Qqeveria punon në krijimin e ekonomisë konkurruese dhe të qëndrueshme, me fokus në tranzicionin energjetik, zhvillim të kapitalit njerëzor dhe integrimin e kompanive lokale në zinxhirët evropianë të vlerave.
"Ne e shohim Maqedoninë e Veriut si urë lidhëse midis rajonit dhe Bashkimit Evropian – ekonomi që krijon besim, parashikueshmëri dhe mundësi të reja për qytetarët dhe investitorët", theksoi ministri.
Gjatë forumit, ministri Durmishi zhvilloi disa takime dypalëshe me përfaqësues nga vendet fqinje, Evropa dhe investitorët potencialë, duke prezantuar modelin e investimit që e pozicionon Maqedoninë e Veriut si destinacion tërheqës për kompanitë e huaja.
Forumi i parë investues BE-Ballkani Perëndimor paraqet platformë strategjike për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përshpejtimin e integrimit të rajonit në tregun evropian, nga i cili do të kenë dobi edhe vendet e Ballkanit Perëndimor edhe Bashkimi Evropian.