Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS VIZITON KOMUNËN DHE BIZNESET E ZHELINËS

MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS VIZITON KOMUNËN DHE BIZNESET E ZHELINËS

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, zhvilloi sot vizitë pune në Komunën e Zhelinës. Në takim me kryetarin e Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu, u diskutua për gjendjen aktuale ekonomike, mbështetjen e Qeverisë për projektet infrastrukturore në komuna, përkrahjen konkrete të Ministrisë së Ekonomisë së Punës ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve.

Bashkë me z. Sejdiu, Ministri Durmishi vizitoi disa biznese të suksesshme në Zhelinë.

Ministri shpjegoi se përmes Ligjit për mbështetje të investimeve dhe instrumenteve të tjera institucionale, po krijojmë kushte më të mira për zhvillim, zgjerim të kapaciteteve dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Gjithashtu, përmes Planit Operativ 2025, mundësuan vetëpunisimin e mijëra qytetarëve, krahas masave të tjera.

Vetëm në Zhelinë janë ndarë rreth 20 grante për qytetarë dhe biznese, përfshirë vetëpunësimin, subvencionimin e pagave dhe masa të tjera aktive. Kjo tregon se masat nuk mbeten vetëm në letër, por arrijnë te njerëzit dhe kompanitë në terren.

Ky sukses historik do të vazhdojë dhe do zgjerohet edhe më tej me Planin Operativ për Punësim për vitin 2026, i cili parashikon rreth 40 milionë euro për mbështetjen e vetëpunësimit dhe masave të tjera aktive të punësimit.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të mbetet pranë bizneseve dhe qytetarëve, me masa aktive dhe politika që garantojnë përmirësimin e mirëqenies, klimës ekonomike dhe zhvillimit.

Accessibility Menu