Krijimi i kushteve për produktivitet më të madh të kompanive vendore, si dhe identifikimi i sfidave me të cilat përballen në punën e tyre ishin disa nga temat e diskutuara nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski në konferencën kombëtare "Produktiviteti dhe nxitësit e tij kryesorë për rritjen ekonomike dhe konkurrentësinë" të organizuar nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.
"Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës po punojnë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit në vendin tonë duke zbatuar një numër reformash dhe masash, si në ndihmën për kompanitë dhe ekonominë duke siguruar qasje në burime të reja të mjeteve financiare në kushte të favorshme dhe duke hequr të gjitha barrieratg dhe pengesat që ekzistojnë në shoqërinë dhe institucionet tona," tha zëvendësministri Risteski.
Risteski u përqendrua në aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria dhe ministritë për të mbështetur kompanitë vendase dhe për të përmirësuar produktivitetin e tyre, dhe theksoi si më të rëndësishmet mbështetjen financiare dhe sigurimin e mjeteve për investime për kompanitë përmes kredisë hungareze në shumën prej 250 milionë euro në kushte jashtëzakonisht të favorshme, luftën pa kompromis kundër korrupsionit, si dhe reformat në rregullimin dhe digjitalizimin e shërbimeve të institucioneve publike që synojnë zvogëlimin e procedurave administrative dhe përshpejtimin e proceseve ekonomike.
Në kuadër të konferencës, të organizuar me rastin e 20 vjetorit të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, para pjesëmarrësve u prezantuan gjetjet e hulumtimit në temën "Produktiviteti dhe nxitësit kryesorë të tij për rritje ekonomike dhe konkurrentësi".