Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Durmishi takon ambasadorin e Katarit Jassim bin Hamid al-Thani

Ministri Durmishi takon ambasadorin e Katarit Jassim bin Hamid al-Thani

Maqedonia e Veriut dhe shteti i Katarit kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha nivelet. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi me ambasadorin e shtetit të Katarit në Shkup, Jassim bin Hamid al-Thani, ranë dakord që në periudhën e ardhshme të punojmë së bashku në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e partneriteteve biznesore që do të shënijë një trend pozitiv të bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit.

 

Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, nën kompetenca të së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj, është e një rëndësie të madhe që të punohet në përmirësimin e klimës së biznesit, e gjitha kjo në mënyrë që të kemi më shumë investime që do të nënkuptojnë më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike.- tha ministri Durmishi në takim me ambasadorin e shtetit të Katarit.

Accessibility Menu