Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Risteski realizoi takim me menaxhmentin e kompanisë gjermane "Lidl"

Zëvendësministri Risteski realizoi takim me menaxhmentin e kompanisë gjermane "Lidl"

Zëvendësministri Risteski realizoi sot takim me përfaqësuesit e menaxhmentit të kompanisë së njohur gjermane "Lidl", për të diskutuar investimet e reja të zinxhirit tregtar në vendin tonë. 

 

Delegacioni i "Lidl"-it ishte i përbërë nga Milena Dragiska-Dençeva, drejtoe kryesore ejzekutive e "Lidl"-it - Bullgari, Rubrijan Haxhiev, drejtor kryesor operativ i "Lidl"-it për Maqedoni dhe Teodora Haxhi-Dimova Tanaskoska, drejtore e burimeve njerëzore në "Lidl" - Maqedoni. 

 

Në takim me zëvendësministrin Risteski, diskutuan për rrjedhën e punës në terren dhe dinamikën e zbatimit të strategjisë së tyre të zgjerimit, në përputhje me të cilën planifikohet të hapen marketret e brendit botëror në të gjitha qytetet me fuqi të qëndrueshme demografike dhe ekonomike. Për momentin, krahas ndërtimit të marketeve në disa lokalitete në të gjithë shtetin, investimi kryesor i gjigantit gjerman është ndërtimi i një qendre logjistike në zonën industriale në Kumanovë, e cila do të shërbejë si qendër furnizimi për zinxhirin e marketeve. 

 

Paralelisht me ndërtimin, kompania është në proces të vendosjes së bashkëpunimit me një numër të kompanive maqedonase, e disa nga produktet e tyre tashmë mund të hasen në shitoret e "Lidl"-it në shtetet e rajonit. 

 

Risteski theksoi se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë partner i të gjithë investitorëve dhe se ai ishte në dispozicion të tyre për të tejkaluar të gjitha çështjet dhe vështirësitë eventuale me të cilat do të përballeshin gjatë aktiviteteve të tyre. Ai shfaqi shpresën për hapjen sa më të shpejtë të marketeve në mënyrë që tregu maqedonas të ketë produkte me standarde evropiane dhe çmime të pranueshme për qytetarët tanë, si dhe për përfaqësimin sa më të madh të produkteve vendore në marketet e tyre në Maqedoni dhe rajon. 

 

Lidl është zinxhiri më i madh evropian i shitjes së ushqimit me pakicë, për momentin janë të përfaqësuar në 31 vende, ku ka rreth 12.000 shitore dhe punëson më shumë se 360.000 njerëz.

Accessibility Menu