Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Qeveria vendosi ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë të caktuar kohore, me çka ulet kostoja e jetesës së qytetarëve

Ministria e ekonomisë dhe e punës Ministria e ekonomisë dhe e punës

Në seancën e 17 të qeverisë, me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot është miratuar vendimi i cili ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09.2024 e deri më 20.10.2024. 

 

Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, marzhi më i lartë tregtar (fitimi) për mallrat për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me shumicë caktohet në shumën totale deri në 5%, kurse në tregtinë me pakicë përcaktohet në një shumë totale deri në 10%. Me këtë masë do të ulen edhe çmimet e mjeteve shkollore, gjë që do të ulë edhe koston e jetesës për qytetarët. Ky vendim është marrë me qëllim që të ofrojmë mbështetje ndaj qytetarëvë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë gjithmonë afër qytetarëve për t’u kujdesur për ta në moment të vështira. 

 

Ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm për qytetarët. Jemi zotuar se do të japim më të mirëm për qytetarët dhe për vendin tonë. Kjo arrihet me punë dhe veprime konkrete. 

 

Lista e plotë;

- çanta shpine dhe çanta;

- fletore, blloqe, fletore për shënime, kolazhe;

- mjetet e shkrimit (lapsa dhe stilolapsa);

- ngjyra druri;

- plastina, teste të modelimit, shtresat;

- flomasterë dhe markerë;

- ngjyra të yndyrshme;

- ngjyra tempera, akrile, uji dhe brusha;

- liniarë dhe materiale didaktike;

- mprehës dhe goma për fshirje;

- gërshërë për fëmijë;

- këllëfe, etui dhe aksesorë shkollorë;

- ngjitës;

-gjashtëkëndësha, kalkulatorë, kompasë dhe thjerrëza zmadhuese;

- gota për pajisje dhe mbajtëse;

- letër dekorative;

- dosjet dhe çantat e kartonit;

- materiale për përpunim.

Accessibility Menu