Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, sot realizoi takim pune me Marjan Risteskin, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM).
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për disa tema aktuale në lidhje me të drejtat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut dhe dialogun social që realizohet përmes Këshillit Ekonomik Social (KES)
"Gjendja katastrofale me buxhetin e Republikës së Maqedonisë, institucionet e rrënuara, korrupsioni dhe puna jotransparente janë vetëm disa nga gjërat që trashëguam nga paraardhësit tanë dhe është diçka që do të duhet të tejkalohet", tha zëvendësministri Risteski në takim.
Siç theksoi zëvendësministri Risteski, prioriteti kryesor i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe Qeverisë është krijimi i zgjidhjeve cilësore për të gjitha çështjet e rëndësishme sociale dhe ekonomike përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me sindikatat, në kuadër dhe duke respektuar rregulloret ligjore në shtet.
Bashkëpunimi i shkëlqyer me sindikatat është prioriteti kryesor për Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe takimet me përfaqësuesit e të gjitha sindikatave do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.