Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kumtesë për anulimin e Thirrjes publike nr. 18-3678/1 nga 18.07.2025

Ministria e Ekonomisë dhe Punës njofton se në bazë të Vendimit për anulimin e Thirrjes publike numër 18-3678/3 nga 15.12. të vitit 2025, të nënshkruar nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, anulohet Thirrja publike nr. 18-3678/1 nga 18.07.2025 të publikuar në ueb faqen www.economy.gov.mk, 18.07. të vitit 2025 lidhur me Programin për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2025 („Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 29/25”) pjesa II fusha B. Përgjegjësi shoqërore, Masa 1: Mbështetje për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste nga industria përpunuese.

Thirrja publike anulohet për shkak të udhëzimeve të përcaktuara jo mjaft të sakta që janë dhënë në thirrjen publike në raport me organet e certifikimit dhe organet për vlerësim që mund të vendosin certifikim/ricertifikim/përgatitje të raportit për sistemet e menaxhimit për përgjegjësi shoqërore.

Accessibility Menu