“Covid-i i gjatë” ("Long Covid") mund të ketë një ndikim të rëndësishëm negativ tek punëtorët dhe vendet e punës. Vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje koke dhe probleme me kujtesën dhe përqendrimin janë simptoma që mund të zgjasin me javë apo edhe muaj.
Punëdhënësit përballen me sfida kur punëtorët kryesorë kanë vështirësi të kthehen plotësisht në punët e tyre për shkak të simptomave "të Covidit të gjatë"dhe në raste të tilla mund të kërkohen disa ndryshime në performancën e punës dhe aranzhimet e punës.
Situata të tilla imponojnë nevojën për parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë dhe shëndetit në punë që lindin si pasojë e “Covid-it të gjatë”.
Më shumë për këtë temë - në dokumentin/raportin e Agjencisë Evropiane për SSHP (EU-OSHA) (link)