Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fushata për Punë të Shëndetshme 2020-2022 - “Lehtëso ngarkesën”

Fushata për Punë të Shëndetshme 2020-2022 - “Lehtëso ngarkesën”

Fushata për Punë të Shëndetshme 2020-2022 - “Lehtëso ngarkesën”

Fushata për vendet e shëndetshme të punës - Lehtëso ngarkesën (Healthy Workplaces Lighten the Load) e Agjencisë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) zbatohet në një periudhë dyvjeçare (2020-2022).

Fokusi i kësaj fushate të gjerë SSHP, e cila do të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, do të jetë parandalimi dhe menaxhimi i çrregullimeve muskulo-skeletore të lidhura me punën (ÇMS), si një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që ndodhin tek punëtorët në Evropë, dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me punën dhe vendet e punës.

Megjithëse ÇMS mund të parandalohet, ato mbeten problemi më i zakonshëm shëndetësor lidhur me punën, duke ngritur shqetësime jo vetëm për efektet e tyre në shëndetin e punëtorëve individual, por edhe për ndikimin e dëmshëm që ata kanë në bizneset dhe ekonomitë kombëtare.

Fushata u promovua zyrtarisht dhe u lançua në një konferencë për shtyp në Bruksel më 12.10.2020.

Faqja zyrtare e fushatës: https://healthy-workplaces.eu/en

Video

Filma të shkurtër të animuar NAPO mbi çrregullimet muskuloskeletore lidhur me punën dhe parandalimin ushata për Punë të Shëndetshme 2020-2022 - “Lehtëso ngarkesën”

Materialet lidhur me fushatën

  • Fletushkat e fushatës (MK) (EN)
  • Afishe (MK) (EN)
  • Udhëzues për fushatën (MK) (EN)
  • Fletushka - Thirrje: Çmimi për praktikat e mira për vende të shëndetshme pune (MK) (EN)
  • Prezantimi: “Ergonomia si bazë për masat parandaluese kundër sëmundjeve muskulo-skeletore”, Doc. Dr. Trajçe Velkovski, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike - Shkup (shkarko)

Informacione, Lajme dhe Njoftime për fushatën dhe çrregullimet muskulo-skeletore  (ÇMS) 

  • (26.3.2021) EU-OSHA ka prodhuar dhe publikuar 6 video të reja të shkurtra me personazhin e animuar NAPO, të mbushura me humor dhe këshilla dhe rekomandime të shkëlqyera, për të rritur ndërgjegjësimin për çrregullimet muskuloskeletore lidhur me punën.

 

Accessibility Menu