Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Durmishi, Mexhiti, Sali dhe Ganiu vizitojnë zejtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e zejtarisë, e cila është faktor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë

Durmishi, Mexhiti, Sali dhe Ganiu vizitojnë zejtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e zejtarisë, e cila është faktor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali vizituan sot dyqanet zejtare në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

 

Ministri Durmishi informoi zejtarët për masat për mbështetjen e zejtarisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

 

"Kam nderin dhe kënaqësinë që jam sot këtu me ju për të vizituar zejtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe për t'i informuar personalisht për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë dhe Punës e ofron për ta.

 

Zejtaria është segment i rëndësishëm i ekonomisë sonë, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme, përmes masave dhe aktiviteteve që janë pjesë e politikave për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë në shtet", tha ministri Durmishi.

 

Ministri informoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e kaluar shpalli thirrjen publike për më shumë mbështetje për zejtarinë.

 

Kjo masë ka për qëllim të subvencionojë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare  përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për aplikant, të bëra për blerjen e makinave ose veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri. Për këtë masë, në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë parashikuar mjete me vlerë të përgjithshme prej 6.500.000 denarë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ndërsa do të subvencionohen shpenzimet e dëshmuara që zejtarët i kanë bërë në vitet 2023 dhe 2024. Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, ndaj të cilëve nuk është hapur procedurë e falimentimit, të cilët nuk kanë borxhe ndaj shtetit dhe ndaj të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit.

 

Ministri informoi se për të zhvilluar dhe mbështetur zejtarinë, Ministria e Ekonomisë dhe Punës gjithashtu javën e kaluar lëshoi një thirrje për mbështetje për projekte të shoqatave dhe odave të zejtarëve për projekte që çojnë në organizimin e trajnimeve për zejtari individuale dhe zejtari krijuese, organizimin e forumeve, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe trajnime për të rritur vetëdijes për përfitimet e legalizimit të biznesit zejtar.

 

Thirrjet publike janë publikuar ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ndlërsa zejtarët dhe shoqatat e zejtarëve mund të aplikojnë më së voni deri më  1 tetor të vitit 2024

 

"Dëshiroj t'u bëj thirrje të gjithë zejtarëver nga të gjitha rajonet e shtetit që të aplikojnë për mbështetjen që ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës ua japim atyre. Si ministër, dua t'i siguroj ata se nuk do të ndalemi këtu dhe se në të ardhmen do të krijojmë masa dhe politika për të mbështetur zejtarët meqë zejtaria  është faktor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar dhe e hapur ndaj propozimeve që synojnë zhvillimin e zejtarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", u tha ministri Durmishi zejtarëve.

Accessibility Menu