Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim i ministrit Durmishi me ambasadoren greke Filipidu: Nga thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Greqinë do të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve

Takim i ministrit Durmishi me ambasadoren greke Filipidu: Nga thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Greqinë do të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi reakizoi sot takim me  ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu.

 

Ministri dhe ambasadorja biseduan për mundësitë e thellimit të shkëmbimit tregtar mes dy vendeve.

 

Ministri Durmishi informoi ambasadoren për kompetencat e reja të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në përputhje me riorganizimin e institucioneve dhe theksoi se tani fokus më i madh do t'i kushtohet përmirësimit të klimës së biznesit për investitorët vendorë dhe të huaj dhe përmirësimit të tregut të punës.

 

Ministri Durmishi tha se sipas të dhënave, Greqia renditet e pesta si një vend me të cilin Maqedonia e Veriut ka shkëmbimin më të madh tregtar, ndërsa për vetëm 10 vjet, që nga viti 2023, investimet e përgjithshme nga Greqia në Maqedoninë e Veriut arrijnë 445 milionë euro, që do të thotë se Greqia është një nga investitorët dhe partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë.

 

Ministri dhe Ambasadorja ranë dakord se rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje, thellimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, do të sillte përparim dhe stabilitet në të gjithë rajonin, ndërsa përfitim do të kenë qytetarët e dy vendeve.

Accessibility Menu