Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Marrëveshja Historike Kolektive – Pagat e nëpunësve administrativë do të rriten deri në 40 për qind

Marrëveshja Historike Kolektive – Pagat e nëpunësve administrativë do të rriten deri në 40 për qind

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, e kryesuar nga ministri Besar Durmishi, së bashku me Sindikatën e Administratës, Administratës Shtetërore dhe Gjyqësorit (SAASH), të përfaqësuar nga Bllagoja Rallpovski, Sindikatën e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (SPOGJ), të përfaqësuar nga Tërpe Desnoski, si dhe Sindikatën e Pavarur e Administratës Shtetërore të Maqedonisë, të përfaqësuar nga Goran Risteski, sot lidhën Marrëveshje Kolektive për të punësuarit në Ministrinë.

Nënshkruesit e vlerësuan marrëveshjen si historike, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për marrëveshje të parë kolektive të nënshkruar në kuadër të kësaj Ministrie.

Me këtë marrëveshje avancohen ndjeshëm të drejtat e të punësuarve, duke siguruar kushte më të favorshme se zgjidhjet e deritanishme ligjore dhe marrëveshjet kolektive në fuqi në sektorin publik. Dokumenti përfshin të drejta të reja dhe të zgjeruara, me qëllim të përmirësimit të statusit dhe kushteve të punës.

Risia kryesore është rritja e ndjeshme e pagave të nëpunësve administrativë, e cila do të realizohet në tre faza duke filluar nga marsi i vitit 2026 deri në mars të vitit 2028.

Me këtë, rritja e përgjithshme do të arrijë në 40% në tre vitet e ardhshme.

Pagat e të punësuarve që nuk kanë statusin e nëpunësve administrativë do të rregullohen në përputhje me Ligjin për pagë minimale dhe rregulloret e përgjithshme të marrëdhënies së punës.

Për më tepër, Marrëveshja kolektive parashikon edhe një sërë përfitimesh për të punësuarit, duke përfshirë: shtesa për punën e natës dhe në turne, punën gjatë festave dhe jashtë orarit, shpërblimet jubilare, mbrojtje nga ngacmimet në vendin e punës, masa të avancuara të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rregullimin më të qartë të mungesave të paguara dhe të papaguara.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe partnerët socialë dërgojnë mesazh të fortë për përkushtimin e përbashkët për avancimin e të drejtave të punëtorëve, forcimin e dialogut social dhe ndërtimin e një administrate publike moderne, efikase dhe të drejtë.

Accessibility Menu