Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Besar Durmishi në Uashington mori pjesë në takimet në kuadër të Dialogut strategjik me SHBA-në

Ministri Besar Durmishi në Uashington mori pjesë në takimet në kuadër të Dialogut strategjik me SHBA-në

Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon se në kuadër të Dialogut strategjik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington u mbajt takim kushtuar ekonomisë, tregtisë, energjetikës, digjitalizimit dhe investimeve në vend.

Në seancë morën pjesë ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministren e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska, ministrin e Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, si dhe përfaqësuesin e Kabinetit të Kryeministrit, Orhan Murtezani, drejtorin e NOMAGAS, Nedim Rama dhe Ambasadorin Zoran Popov.

Nga pala amerikane morën pjesë, Daniell Xh. Louton, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën Perëndimore dhe Qendrore dhe Evropën Jugore, Zhan Heulant nga Ministria e Energjetikës e SHBA-së, Rebeka Nef nga Byroja e Ekonomisë, si dhe Sara Uells, mbajtëse e shënimeve e sesionit.

Gjatë drekës së punës, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe forcimin e sigurisë energjetike. Theks i veçantë është vënë në tërheqjen e investimeve, diversifikimin e burimeve energjetike dhe përballjen me sfidat aktuale globale ekonomike dhe energjetike.

Takimi paraqet pjesë të rëndësishme të Dialogut strategjik midis dy vendeve dhe vërtetim të angazhimit të përbashkët për të avancuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për të krijuar politika që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike, stabilitetin dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Accessibility Menu