Me ftesë të Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski realizoi takim me anëtarët e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në takim u diskutuan disa tema, si gjendja ekonomike në vend, procesi i zbatimit të Ligjit për Praktika të Padrejta Tregtare, politikat ekonomike të Qeverisë, aktivitetet e Ministrisë në mbështetje të kompanive, ekonomisë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe nevoja për përgjegjësi më të madhe sociale në kompani.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë është në nivel të lartë dhe i njëjti duhet të thellohet dhe intensifikohet.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës është partner i sektorit privat, ata janë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe krijues të vendeve të reja të punës, ndërkaq ne në vazhdimësi do ta përkrahim zhvillimin e ekonomisë dhe kompanive.