Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski mbajti takim informativo-edukativ në Prilep me përfaqësues të sektorit hotelier, bujq dhe ekonomistë nga Prilepi dhe rajoni, në të cilin u prezantua Ligji për angazhimin me punë të personave si model i ri i angazhimit të drejtë dhe të rregulluar me ligj sezonal dhe i kohëpaskohshëm.
Takimi u organizua në kuadër të fushatës “ANGAZHIM I DREJTË” të projektit “Kushte më të mira për punësimin e punëtorëve sezonalë në rajonin e EJL”. Projekti është mbështetur nga Republika Federale e Gjermanisë, ndërsa e zbatojnë Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Qendra për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave (QHKP) në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencinë e Punësimit.
Qëllimi i takimit të punës është informimi i qartë dhe praktik i punëdhënësve në sektorët e bujqësisë, turizmit, hotelierisë, shërbimeve të amvisërisë, si dhe publikut më të gjerë për përfitimet dhe të drejtat e rregulluara me Ligj.
Zëvendësministri Risteski theksoi se kjo zgjidhje ligjore është një vegël tjetër në luftën për formalizimin e ekonomisë gri, që është përcaktim strategjik i Qeverisë dhe segment kyç i agjendës reformuese, meqë ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike, stabilitetin e financave publike dhe mbrojtjen e punëtorëve.
"Me këtë Ligj, vendosim model më fleksibël dhe më të thjeshtuar për angazhim legal me kornizë të qartë juridike dhe procedura elektronike për lajmërim, çlajmërim dhe pagesë të kontributeve. Rregullat e reja mundësojnë angazhimin e të punësuarve, të papunëve, studentëve, nxënësve dhe pensionistëve pa humbur të drejtat e përvetësuara tashmë, duke përfshirë të drejtat sociale dhe të fëmijëve, kompensimin monetar, pensionet dhe të drejtat nga sistemi arsimor", tha zëvendësministri Risteski.
Në takimin për përparësitë e Ligjit të ri për të Punësuarit dhe Punëdhënësit diskutuan Aleksandra Karaevska-Dimovska - këshilltare në GIZ dhe Marija Risteska - drejtoreshë ekzekutive e QHKP-së, si dhe ekspertë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Agjencia e Punësimit, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Ligji për Angazhim me Punë të Personave në këtë fazë mbulon sektorët ku ekonomia gri është më e theksuar – bujqësia, pylltaria, peshkimi, akomodimi, veprimtaritë e shërbimit të ushqimit dhe aktivitetet në amvisëri, ndërsa pritet të përfshij[ rreth 17.400 persona.
Qytetarët dhe punëdhënësit nga veprimtaritë përmes sistemit të sendërtuar për lajmërim dhe çlajmërim të Agjencisë së Punësimit - "e-Punë" (https://e-rabota.av.gov.mk/) kanë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për të vendosur angazhim të drejtë.