Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë publikuar dy masa të reja nga Plani Operativ, për të cilat Qeveria ka ndarë mbi 40 milionë euro.

Ministria e ekonomisë dhe e punës Ministria e ekonomisë dhe e punës

Agjencia e Punësimit, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, i publikoi thirrjet e reja publike nga Plani Operativ për programe dhe masa aktive të punësimit dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025.

Me Planin e këtij viti, Qeveria investon një shumë rekord prej mbi 40 milionë euro për mbështetje të punësimit aktiv, rikualifikimit, vetëpunësimit dhe mbështetjes së sipërmarrësisë. Përmes masave pritet të përfshihen mbi 16.000 persona të papunë në programe të ndryshme, trajnime dhe mundësi të subvencionuara për punësim.

Thirrjet e reja publike janë pjesë e Planit Operativ për programe dhe masa aktive të punësimit dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025, me të cilin Qeveria vazhdon mbështetjen e vazhdueshme për punësimin aktiv, rikualifikimet profesionale dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Qëllimi i këtyre masave është nxitja e sipërmarrësisë, përmirësimi i aftësive dhe integrimi më i lehtë i personave të papunë në tregun e punës.

Masa e parë, “Trajnime të Avancuara për Biznes” (masa 3.6), është e destinuar për persona deri në 45 vjeç që dëshirojnë të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja në fushën e biznesit dhe zhvillimit profesional, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre dhe punësimin më të shpejtë. Brenda kësaj mase pilot parashikohet përfshirja e 120 personave të papunë, për të cilën janë ndarë 13,8 milionë denarë. Trajnimet janë të licencuara dhe përfundojnë me një certifikatë ndërkombëtare të njohur. Programi përfshin katër drejtime: „Marketing Specialist with AI Applications“, „Materials Control Specialist“, „Project Manager“ dhe „Quality Control Specialist“.  Personat e papunë mund të aplikojnë për pjesëmarrje deri më 30 nëntor 2025 ose deri në mbushjen e numrit të parashikuar të kandidatëve.

Masa e dytë, “Trajnime për Sipërmarrësi, Planifikim Biznesi dhe Zhvillim të Aftësive të Biznesit” (masa 3.5), ofron trajnim për persona që dëshirojnë të zhvillojnë ose të fillojnë biznesin e tyre. Trajnimet do të zgjasin katër ditë, me gjithsej 24 orë mësim, dhe do të realizohen sipas një programi që përfshin të gjithë aspektet kyçe të menaxhimit të biznesit – nga koncepti i sipërmarrësisë dhe dixhitalizimi, te financat, shitjet, marketingu dhe plani investiv. Parashikohet përfshirja e 500 personave, me një buxhet prej rreth 4 milionë denarë. Pas përfundimit të trajnimeve, pjesëmarrësit do të marrin certifikatë që u mundëson të përfshihen në programin e vetëpunësimit, direkt në fazën e përgatitjes së planit të biznesit.

Personat e interesuar mund të dorëzojnë aplikim në Qendrën më të afërt për Punësim deri më 30 nëntor 2025. Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit mbeten të përkushtuara ndaj realizimit të masave që ofrojnë mundësi të reja për punësim, nxisin inovacionin dhe mbështesin zhvillimin e potencialit njerëzor.

Më shumë informacione janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit: www.avrm.gov.mk

Accessibility Menu