Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Risteski mori pjesë në Panairin e bizneseve nga Rajoni i Pellagonisë “PELLO FORUM 2025”

Zëvendësministri Risteski mori pjesë në Panairin e bizneseve nga Rajoni i Pellagonisë “PELLO FORUM 2025”

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski mori pjesë në panel diskutimi me titull "Biznesi dhe rinia" që u mbajt në kuadër të Panairit të bizneseve nga Rajoni i Pellagonisë "PELLO FORUM 2025" në Manastir.

Në panelin e diskutimit, përfaqësues të shoqatave rinore, sektorit të biznesit, institucioneve shtetërore dhe lokale diskutuan për përfshirjen më të madhe të të rinjve në rrjedhat ekonomike në Rajonin e Pellagonisë, si dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në hyrjen në tregun e punës.

Zëvendësministri Risteski në panelin e diskutimit iu referua aktiviteteve dhe projekteve që Ministria e Ekonomisë dhe Punës i zbaton për përmirësimin e kushteve për punësimin e të rinjve, zhvillimin uar shkathtësive të tyre dhe për të ndihmuar në hapjen e bizneseve vetanake.

"Masa kryesore e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për përmirësimin e gjendjes së të rinjve në tregun e punës është sigurisht Plani operativ i punësimit, ku sivjet kemi ndarë mjete rekord në shumën mbi 10 milionë euro për të mbështetur të rinjtë deri në moshën 29 vjeçe për të hapur biznesin vetanak, me mbështetjen më të lartë deri tani deri në 10.000 euro për aplikant. Sivjet, për përdorimin e mjeteve nga kjo masë kanë mbërritur më shumë se 2250 aplikime, ndërsa janë aprovuar gjithsej 950 grante, derisa konkretisht për Rajonin e Pellagonisë janë pranuar 237 aplikime, nga të cilat për 115 është aprovuar granti. Ky është mesazh i fortë për ne si Qeveri dhe na tregon se ka interesim dhe dëshirë të madhe midis të rinjve për të hapur biznes vetanak dhe për të qëndruar në shtëpi, si dhe se duhet të vazhdojmë t'i implementojnë edhe vitin e ardhshëm - tha Risteski.

Risteski u përqendrua edhe në masat tjera të Planit operativ që synojnë përmirësimin e shkathtësive e të rinjve për integrimin e tyre në tregun e punës, siç janë masat e praktikës, masat e trajnimit për përvetësimin e shkathtësive shtesë dhe përmirësimet shtesë me çka të rinjtë do të rrisnin konkurrueshmërinë në tregun e punës, si dhe trajnimet për kualifikimin dhe synimin drejt profesioneve që janë deficitare në tregun e punës.

Panairi i biznesit nga rajoni i Pellagonisë “PELLO FORUM 2025” organizohet nga Oda Ekonomike Rajonale nga Manastiri në bashkëpunim me shoqatën “Pro Lokall” nga Manastiri.

Në ngjarjen, krahas zëvendësministrit Risteski, mbajtën fjalim dhe morën pjesë edhe Sh.S. Uzlem Xhanel - Ambasadore e Mbretërisë së Holandës, Daniella Dimovska – Drejtoreshë e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor Teknologjik dhe Sipërmarrësi (INOVA), Stevçe Stevanovski – kryetari i Komunës së Novacit, Mirko Vellkovski – kryetar i Odës Ekonomike Rajonale, përfaqësues nga disa institucione shtetërore dhe komuna në rajon, si dhe përfaqësues nga sektori civil.

Accessibility Menu