Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vizitë pune e zëvendësministrit Risteski në Republikën e Sllovenisë - fokus në punën dhe lëvizshmërinë e punës

Vizitë pune e zëvendësministrit Risteski në Republikën e Sllovenisë - fokus në punën dhe lëvizshmërinë e punës

Delegacioni i kryesuar nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, qëndron për vizitë pune disaditore në Slloveni.

Në kuadër të vizitës, së bashku me përfaqësues nga disa institucione, do të realizohen takime pune me përfaqësues të lartë të institucioneve relevante në Republikën e Sllovenisë në lidhje me kornizën ligjore, praktikat institucionale dhe zbatimin e së drejtës së Bashkimit Evropian në fushën e punës, migracionit dhe lëvizshmërisë së punës.

Në kuadër të qëndrimit do të vizitohen dhe realizohen  takime me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Punës dhe Sportit, Agjencisë së Punësimit të Sllovenisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Publike, si dhe Zyrës për Mbështetjen dhe Integrimin e Migrantëve, ku do të prezantohen përvojat e Republikës së Sllovenisë në zbatimin e legjislacionit relevant të Bashkimit Evropian dhe zbatimin praktik të politikave në këtë fushë.

Qëllimi i vizitës studimore është shkëmbimi i përvojave që do të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe kornizës institucionale në fushën e punës dhe lëvizshmërisë së punës, në përputhje me standardet evropiane.

Vizita studimore është organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (ONM), në kuadër të projekteve "Shfrytëzimi i potencialit të diasporës për avancimin e aderimit drejt Bashkimit Evropian dhe lëvizshmërisë së fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor" dhe "Programi Rajonal për Menaxhimin e Migracionit (RMGP) – fokusi në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Turqisë".

Accessibility Menu