Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski realizoi sot takim pune me ministrin e sapozgjedhur të Vetëqeverisjes Lokale Ivan Stoillkoviq.
Në takimin e punës, u shkëmbyen mendime dhe ide mbi disa tema të rëndësishme që lidhen me gjendjen e komunave, zhvillimin ekonomik lokal, mbështetjen për kompanitë vendore dhe rëndësinë e investimeve në infrastrukturë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë.
Zëvendësministri Risteski i paraqiti ministrit masën e fundit të publikuar nga Agjencia e Punësimit, e cila është pjesë e Planit operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e Punës për vitin 2026, që është masa "Ekonomia e kujdesit - puna e dobishme komunale" e dedikuar për komunat.
Ai u lejon komunave të punësojnë persona të papunë nga regjistrat e APRMV-së me certifikatë të përvetësuar të dhënësit të shërbimit për periudhë prej 9 (nëntë) muajsh për angazhim prej 40 orësh në javë. Personat do të angazhohen në fushat e shërbimeve sociale ose shëndetësore në përputhje me nevojat në nivel lokal, si dhe për grupet qëllimore prioritare të përdoruesve fundorë. Për angazhimin e tyre, personat do të marrin kompensim prej 24.000 denarë në muaj, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe sigurimin e aftësisë së kufizuar dhe lëndimeve trupore të shkaktuara nga lëndimet në punë dhe sëmundjet profesionale.
Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se qëllimi prioritar për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte që të ketë komuna ekonomikisht të qëndrueshme, të forta dhe të digjitalizuara që ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe kompanitë në Republikën e Maqedonisë.