Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Risteski: Nesër fillon “Shporta shkollore” e dytë me radhë, pres kursime për familjet prej 800 deri në 2.000 denarë për nxënës

Risteski: Nesër fillon “Shporta shkollore” e dytë me radhë, pres kursime për familjet prej 800 deri në 2.000 denarë për nxënës

Nga nesër hyn në fuqi Vendimi për kushte të veçanta për tregtinë e mallrave të caktuara, me të cilin nga 15 gushti deri më 15 shtator do të përfshihen tregtarët me pakicë dhe tregtarët me shumicë që shesin pajisje shkollore. 

 

- Bëhet fjalë për masën e njohur si “Shporta shkollore”, të cilën jemi duke e zbatuar për të dytin vit radhazi dhe qëllimi i saj është mbrojtja e standardit të jetesës, veçanërisht për qytetarët që kanë fëmijë që janë nxënës dhe studentë. Me këtë vendim, çmimet e produkteve që i përdorin nxënësit (fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, fllomasterë, kalkulatorë, gërshërë, ngjitës, dosje dhe materiale të tjera themelore) kthehen në nivelin e 1 qershorit dhe për të njëjtat jepet zbritje prej të paktën 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe të paktën 15 për qind në tregtinë me pakicë - tha zëvendësministri Risteski në deklaratë për mediat në Prilep. 

 

Risteski përkujtoi se masa e cila po zbatohet për të dytin vit radhazi, ka dhënë rezultate të mira vitin e kaluar dhe se ai pret rezultate të ngjashme edhe sivjet. 

 

- Vitin e kaluar, me zbatimin e kësaj mase, sipas të dhënave tona, kemi pasur kursime prej 750 deri në 2.000 denarë për nxënës, ndërsa sivjet presim që kursimet të shkojnë nga 800 deri në 2.000 denarë për nxënës. Po e bëjmë këtë masë për të mbrojtur standardin e jetesës të qytetarëve dhe për t'i ndihmuar ata gjatë kësaj periudhe, meqë bëhet fjalë për muaj me shpenzime të rritura për përgatitje për periudhën e dimrit, ku qytetarët përballen me shpenzime për përgatitjen e zahiresë, ngrohje... - shtoi Risteski. 

 

Ai  përkujtoi tregtarët për detyrimet e tyre për t'u siguruar konsumatorëve informim me kohë për çmimet me pakicë të artikujve duke i shënuar qartë me mbishkrimet “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, si dhe duke shënuar qartë çmimin e vjetër që ishte i vlefshëm më 01.06. të vitit 2025 dhe duke theksuar çmimin e ri të zbritur. 

 

Për të kontrolluar zbatimin e vendimit, në terren do të jenë të pranishëm inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe do të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

Accessibility Menu