Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Risteski: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar fabrikën “Makprogres” nga Vinica në këtë periudhë të vështirë

Risteski: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar fabrikën “Makprogres” nga Vinica në këtë periudhë të vështirë

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski sot e vizitoi fabrikën e kompanisë “Makprogres” nga Vinica, ku të shtunën shpërtheu zjarr i madh në repartet dhe magazinat e fabrikës. 

Zjarri shkaktoi dëm të madh dhe shkatërroi një pjesë të pronës, pajisjes dhe kapitalit të fabrikës që është një nga kapacitetet më të mëdha prodhuese në Maqedoni. 

Në takimin me drejtorin ekzekutiv të "Makprogres", Gligor Cvetanov, zëvendësministri Risteski tha se shteti do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të ndihmuar mbijetesën dhe rimëkëmbjen e kompanisë. Cvetanovi, theksoi se kompania kishte pësuar dëme serioze nga zjarret, por se asnjë nga të punësuarit në kapacitetet e tyre nuk do të mbetet pa vendin e punës dhe pagë. 

Risteski mbështeti iniciativën e Odës Ekonomike për një fushatë për rritjen e shitjeve të produkteve të kësaj kompanie dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me këtë dhe të gjitha iniciativat e tjera për të mbështetur kompaninë duke blerë produktet që janë pjesë e kompanisë “Makprogres”. 

- Duhet të mbështesim prodhimin vendor dhe aksionet edhe thirrjet e këtilla nga odat dhe publiku në rrjetet sociale, treguan edhe një herë solidaritetin e qytetarëve tanë që dinë të bashkohen dhe të ndihmojnë kur është më e vështirë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë së bashku në mbijetesën e kësaj kompanie, të blejnë produkte nga brendet e "Makprogres" me çka do të ndihmojnë kompaninë dhe të punësuarit e saj", tha zëvendësministri Risteski.

 

 “Makprogres” nga Vinica është themeluar 35 vjet më parë me më shumë se 500 të punësuar. Kompania është një nga kompanitë më të mëdha në industrinë konditore dhe të furrave, duke eksportuar 75 për qind të prodhimit të saj në 45 shtete të botës. Disa nga brendet e "Makprogres"-it janë produktet “Vinçini”, “Sonçeva dolina”, “Natura”, “Donia”...

 

Accessibility Menu