Me rastin e Ditës ndërkombëtare të sipërmarrësisë së grave, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Jumni Ademi, mori pjesë në manifestimin “Zgjedhja e gruas sipërmarrëse të vitit”, në të cilin u ndanë çmime për kompanitë më të suksesshme mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi dhe menaxhim të grave.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës është padroni institucional i veprimtarisë, e cila realizohet në bashkëpunim me Platformën kombëtare për sipërmarrësinë e grave, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar të bashkëpunimit. Ngjarja mbahet si pjesë e Javës globale të sipërmarrësisë.
Në fjalën e tij, Sekretari shtetëror theksoi aktivitetet dhe masat që Ministria i zbaton me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave dhe përfshirjen më të madhe të tyre në krijimin e politikave ekonomike. Përmes këtyre masave, është arritur përparim i konsiderueshëm – numri i kompanive në pronësi të grave që kanë arritën rezultate pozitive është rritur nga 73 në vitin 2022 në 83 në vitin 2024, gjë që paraqet rritje prej 13,7%.
Përveç kësaj, ai përkujtoi se në Strategjinë e re të NVM-ve 2025-2030, të miratuar në gusht të vitit 2025, në kuadër të Qëllimit strategjik 1 – Ekosistemi konkurrues sipërmarrës kombëtar, vend të veçantë zënë masat për promovimin dhe avancimin e sipërmarrësisë së grave, si dhe përpilimin e Udhërrëfyesit për sipërmarrësinë e grave.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen për të krijuar kushte edhe më të mira për zhvillimin e kompanive të themeluara dhe të menaxhuara nga gratë, me qëllim pjesëmarrjen e tyre aktive në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Përzgjedhja e gruas sipërmarrëse të vitit zbatohet përmes përzgjedhjes së ndërmarrjeve më të suksesshme të menaxhuara nga gratë, në bazë të të dhënave zyrtare nga llogaritë përfundimtare për tre vitet e fundit, të cilat Ministria i siguron nga Regjistri qendror.
Çmimet për vitin 2025 janë ndarë në tri kategori:
- Mikro ndërmarrje: Mobi Siti Premium
- Ndërmarrje e vogël: PIEM Design
- Ndërmarrje e mesme: Soko Gorica
Ministria i përgëzon fitueset dhe vazhdon përkushtimin e saj drejt zhvillimit dhe mbështetjes së sipërmarrësisë së grave.