Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretari i Shtetit Jumni Ademi ndau çmimet “Pararendësit e zhvillimit të qëndrueshëm” në Forumin e Biznesit të Qëndrueshmërisë

Sekretari i Shtetit Jumni Ademi ndau çmimet “Pararendësit e zhvillimit të qëndrueshëm” në Forumin e Biznesit të Qëndrueshmërisë

Sekretari shtetër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Jumni Ademi, në Forumin e Biznesit për Qëndrueshmërinë në Klubin e deputetëve të mbajtur më 8 qershor, ndau çmimet “Pararendësit e zhvillimit të qëndrueshëm”, të cilat Klubi i Bizneseve të Përgjegjshme të Konekt i organizon në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.  

Çmimet u ndahen kompanive dhe individëve të cilët, përmes punës së tyre, kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme. 

“Praktikat e qëndrueshme, investimet në të punësuarit, kujdesi për mjedisin jetësor dhe menaxhimi i përgjegjshëm korporativ nuk janë më zgjedhje, por domosdoshmëri për sukses afatgjatë dhe konkurrueshmëri në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Nëpërmjet Strategjisë Kombëtare për NVM-të 2025-2030 dhe reformave në kuadër të Planit të rritjes të Bashkimit Evropian, po krijojmë kushte për transformim të gjelbër dhe digjital, produktivitet më të madh dhe mundësi të reja për zhvillimin e biznesit”, tha Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Jumni Ademi. 

Çmimet iu ndanë kompanive: 

* "Halkbank SHA Shkup" – Çmimi për aksion klimatik dhe ruajtje të natyrës;

* "Makedonski Telekom"/"Fondacioni Telekom për Maqedoninë" – Çmimi "Partneritete për zhvillim të qëndrueshëm";

* "EVN Maqedoni" – Çmimi "Biznes dhe të drejtat e njeriut";

* “Komercijalna Banka SHA Shkup” – Çmimi “Fqinjë të mirë”;

* "NLB Banka SHA Shkup" – Shpërblimi i mirëqenies së të punësuarve;

* “Makprogres SHPK” – Çmimi për kontribut në arsim cilësor dhe çrrënjosjen e varfërisë;

* “Farmahem” – Çmimi për politikat familjare të përgjegjshme gjinore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme;

* "Alkaloid SHA Shkup" – Çmimi për politikat pamiljare të përgjegjshme gjinore për ndërmarrjet e mëdha. 

Kompania Pakomak mori mirënjohje për kompani të vogël që tregon lidership në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, ndërsa "Replek SHA Shkup" mori mirënjohje për angazhimin e saj ndaj politikave familjare të përgjegjshme gjinore. "Komfy Angel" mori mirënjohje për angazhimin ndaj politikave familjare të përgjegjshme gjinore në industrinë e tekstilit. 

Karta "Goran Llazarevski" për merita në zhvillimin e qëndrueshëm u mor nga Marjonka Veljanovska, Drejtoreshë Ekzekutive e "Farmahem", ndërsa çmimi "Lidership për zhvillim të qëndrueshëm" iu dha Zhivko Mukaetov, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit Drejtues të "Alkaloid" SHA Shkup. 

Forumi mblodhi së bashku më shumë se 100 përfaqësues nga sektori i biznesit, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët shkëmbyen mendime dhe përvoja mbi tendencat aktuale në qëndrueshmëri, parimet e ESG dhe rolin e kompanive në trajtimin e sfidave bashkëkohore zhvillimore. Veprimtaria përfshiu fjalime frymëzuese dhe një panel diskutimi kushtuar kontributit të kompanive në zhvillimin shoqëror. 

“Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është aktivitet i izoluar, por qasje e integruar që lidh aspektet ekonomike, sociale dhe ekologjike të punës. Kompanitë luajnë rol kyç si punëdhënës dhe nxitës të ekonomisë dhe përmes praktikave të tyre të përgjegjshme kontribuojnë drejtpërdrejt për një shoqëri më të mirë. Fituesit e çmimeve janë një shembull se investimi në njerëz, komunitet dhe burime krijon vlerë shoqërore dhe konkurrueshmëri afatgjatë", tha drejtoresha ekzekutive e Konekt, Nikica Kusinikova. 

Konekt tradicionalisht jep Çmimet e zhvillimit të qëndrueshëm në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe me mbështetjen e Programit "Zgjerim i zgjedhjes", që e zbatojnë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Konekt, me mbështetje financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Me këtë mbështetje sivjet, për herë të parë, u prezantua një çmim për politikat familjare të përgjegjshme gjinore.

Fituesit paraqesin shembuj frymëzues të kompanive dhe individëve që tregojnë çdo ditë se biznesi mund të jetë një nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndryshimit pozitiv shoqëror.

 

Accessibility Menu