Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski realizoi sot takim pune në Qendrën Edukartive M6 në Shkup me disa anëtarë të kantinave të verës të Shoqatës "Verërat nga Maqedonia".
Risteski u prezantoi kompanive disa nga aktivitetet rrjedhëse të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit dhe sigurimin e mbështetjes konkrete për kompanitë.
- Duke njohur prodhimin e verës si degë që ka rëndësi strategjike ekonomike për vendin, këto ditë në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, me të cilat u mundësuam kompanive të përfshira në prodhimin e verës nga rrushi qasje në burimet financiare për investime të parashikuara me këtë ligj. Për më tepër, me ndryshimet është vazhduar edhe afati për parashtrimin e kërkesës për dhënien e mbështetjes financiare për investimet deri më 15 qershor të vitit 2026. Përfitoj nga rasti të ftoj të gjitha kompanitë që janë të interesuara dhe që i plotësojnë kërkesat e Ligjit të aplikojnë për mbështetjen institucionale në dispozicion - tha zëvendësministri Risteski.
Në takimin me kantinat e verës, u diskutua për situatat rrjedhëse në sektorin e verës, prodhimin dhe eksportin e verërave të Maqedonisë, si dhe u dhanë propozime dhe ide konkrete për avancimin dhe mbështetjen e sektorit.
Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës "Verërat nga Maqedonia" Elena Mlladenovska Jelenkoviq theksoi se Maqedonia ka mundësi reale për t'u pozicionuar si vend i verës me identitet të njohur global dhe prani në rritje në tregjet ndërkombëtare, nëse vazhdon transformimi i sektorit dhe zbatimi i qëndrueshëm i standardeve dhe praktikave bashkëkohore botërore, dhe se është veçanërisht e rëndësishme që rëndësia e vendosjes së standardeve, sistemeve të cilësisë dhe indikacioneve të mbrojtura gjeografike të njihet gjithnjë e më shumë, sepse ato krijojnë vlerë të shtuar, njohje dhe konkurrencë më të madhe të verërave të Maqedonisë në tregun global. Por, proceset e tilla kërkojnë kritere të përcaktuara qartë, investime të vazhdueshme dhe mbështetje afatgjatë të sektorit.
- Kemi varietete cilësore, vendore, kushte të shkëlqyera klimatike dhe gjithnjë e më shumë kantina vere që investojnë në drejtimin e duhur. Në të njëjtën kohë, e ardhmja e vreshtarisë maqedonase dhe prodhimit të verës do të varet gjithashtu nga aplikimi i përshpejtuar i teknologjive bashkëkohore, vreshtarisë së saktë, digjitalizimit, inteligjencës artificiale dhe transformimit të gjelbër, i cili nuk është më një zgjedhje, por parakusht për qasje në tregjet më të rëndësishme. Vreshtaria dhe prodhimi i verës përfaqësojnë degë strategjike për vendin dhe sektor që kontribuon me më shumë se 50 milionë euro në eksporte. Kjo është arsyeja pse ky ndryshim legjislativ është hap pozitiv dhe sinjal i qartë se shteti njeh rëndësinë e industrisë së verës dhe nevojën për të mbështetur investimet dhe zhvillimin e kantinave të verës. Investimet e vazhdueshme dhe mbështetja e fortë institucionale janë të nevojshme për realizimin e këtyre proceseve, prandaj vlerësojmë veçanërisht mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar nga Qeveria dhe deputetët në Parlament me ndryshimet ligjore që njohin gjithashtu industrinë e verës si sektor me rëndësi strategjike - shtoi Mlladenovska Jelenkoviq.
Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë partnerë të prodhuesve vendorë të verës, vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit të përbashkët mund të krijojmë politika cilësore që do të mundësojnë zhvillimin afatgjatë të industrisë së verës dhe vreshtarisë së Maqedonisë.
"Verërat nga Maqedonia" është shoqatë që bashkon kantinat e verës maqedonase me qëllim që së bashku të promovojnë dhe forcojnë pozicionin e verës së Maqedonisë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Shoqata punon në mënyrë aktive për të promovuar cilësinë, eksportin dhe njohjen e verërave maqedonase, si dhe për të afirmuar Maqedoninë si destinacion bashkëkohor dhe konkurrues të verës.