Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski sot vizitoi disa zyra rajonale të Agjencisë së Punësimit, ku kreu këqyrje në procesin e aplikimit për thirrjet publike nga masa Sipërmarrësi - Vetëpunësim me grant nga Plani operativ për programet aktive dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2026.
Gjatë ditës, së bashku me Daniella Dimovska, drejtoreshë e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor Teknologjik dhe Sipërmarrësi – INOVA, Vesna Peshova, zëvendës drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit, përfaqësues të komunave dhe deputetëve, vizituan qendrat në Veles, Shtip, Koçan, Vinicë dhe Berovë, ku të punësuarit e qendrave informuan për rrjedhën e aplikimit për thirrje publike.
- Të punësuarit e qendrave të APRM-së më informuan se procesi po ecën pa probleme dhe pa ngecje të madhe, të gjithë qytetarët mund të aplikojnë lirisht me idetë e tyre për të hapur biznesin e tyre. Interesi për masën është jashtëzakonisht i lartë dhe deri në fillim të ditës janë pranuar pothuajse 4.400 aplikime. Shfrytëzoj këtë mundësi për t'u bërë thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë përfitimet që ne si Qeveri ua ofrojmë për hapjen e biznesit të tyre", tha zëvendësministri Risteski.
Gjatë vizitave, zëvendësministri Risteski falënderoi të punësuarit për punën e tyre dhe përpjekjet shtesë këto dy javë derisa janë aktive thirrjet publike.
Të gjithë personat e interesuar të papunë mund të marrin informacione të detajuara rreth masës në klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, qendrës së kontaktit 02-3111-850 dhe faqes së internetit www.av.gov.mk.
Thirrjet publike vazhdojnë deri nesër, 3 korrik të vitit 2026.