Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbajti punëtorinë e parë për Planin operativ për punësim 2026

Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbajti punëtorinë e parë për Planin operativ për punësim 2026

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në rolin e koordinatorit të masave për punësim, në partneritet me Qeverinë, Agjencinë e punësimit, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, INOVA-n dhe Programin për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, e organizon punëtorinë e parë konsultative për dizajnimin dhe planifikimin e Planit të ri operativ të masave dhe programeve aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2026.

Në punëtorinë u mbajt diskutim dinamik dhe prezantim i masave aktuale, si dhe propozime të reja për aktivizim me punë të personave të papunë në tregun e brendshëm të punës. Fokus i veçantë është vënë në aktivizimin e të rinjve në tregun e punës, me qëllim të mbajtjes së tyre në shtet përmes mekanizmave atraktive për hapjen e biznesit vetanak, mundësi për trajnime dhe (ri/)kualifikim shtesë përmes Qendrave rajonale për trajnim profesional dhe arsim, si dhe praktikë.

Punëtoria gjithashtu e theksoi mbështetjen për transformimin e gjelbër te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes vendosjes së investimeve të gjelbra dhe vendeve të reja të punës, si dhe krijimin e pozicioneve të qëndrueshme dhe cilësore të punës.

Të gjithë partnerët mbeten të përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët për ndërtimin e tregut inkluziv, dinamik dhe të qëndrueshëm të punës, që do të krijojë mundësi më të mira për punësim, mbështetje për grupet e rrezikuara dhe stimulim të rritjes ekonomike.

Kjo punëtori paraqet hap të rëndësishëm drejt krijimit të politikave dhe masave efektive që do të kontribuojnë në integrimin më të suksesshëm të fuqisë punëtore dhe konkurrueshmëri të rritur të ekonomisë kombëtare në vitin 2026.

Accessibility Menu