Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Risteski vizitoi Qendrën Shkencore për Ekonomi Cirkulare dhe Laboratorin për Materiale Testuese në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip

Zëvendësministri Risteski vizitoi Qendrën Shkencore për Ekonomi Cirkulare dhe Laboratorin për Materiale Testuese në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, së bashku me Rektorin e Universitetit "Goce Dellçev", Prof. Dr. Dejan Mirakovski dhe Kryetaren e  Qendrës për Ekonomi Cirkulare në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Marija Dukovska-Pavllovska, sot vizituan Qendrën Shkencore për Ekonomi Cirkulare dhe laboratorin për testimin e materialeve në kuadër të Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip. 

Në kuadër të projektit “Ekonomia cirkulare dhe e gjelbër bazuar në bashkëpunimin midis shkencës dhe biznesit”, me mbështetjen financiare të Ministrisë, u krijua Qendra Shkencore për Ekonominë Cirkulare në Universitet dhe u pajis një laborator modern për testimin e materialeve, i cili u vu në dispozicion të komunitetit shkencor dhe të biznesit. 

- Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë të përkushtuar fuqimisht të mbështesin sektorin e biznesit për të rritur konkurrencën, rritjen dhe zhvillimin e tij, dhe një nga faktorët kryesorë në këtë proces është krijimi i bashkëpunimit dhe partneritetit me shkencën. Ky bashkëpunim mundëson transferimin e njohurive, teknologjive, kërkimit të përbashkët dhe inovacioneve. Sektori i biznesit aktualisht po përballet me sfida të shumta në tregun global, kërkesa të vazhdueshme për tranzicion të gjelbër dhe digjital, produktivitet më të madh, ulje të kostos... dhe përmes bashkëpunimit me sektorin e arsimit dhe akademisë dhe përdorimit të shërbimeve të laboratorëve dhe qendrave shkencore, mund ta realizojë këtë në një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë", tha zëvendësministri Risteski. 

Partneri kryesor i projektit është UGD - Shtip, së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe kompaninë “Bonives”, e cila ka punuar në projekt, dhe për zbatimin e këtij projekti, Ministria ka ndarë 3.250.000 denarë, përkatësisht 74.46% të vlerës totale të projektit. 

Me qëllim të afrimit të biznesit dhe shkencës në mënyrë që të rritet konkurrueshmëria, rritja dhe zhvillimi i kompanive vendore, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ofron mbështetje të madhe në këto procese.

 

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, nëpërmjet programeve të punës, ndan çdo vit burime financiare për të mbështetur akreditimin, riakreditimin dhe prokurimin e pajisjeve laboratorike, me qëllim të rritjes së shërbimeve për sektorin e biznesit. 

Si risi janë mundësitë që dalin nga miratimi i Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve që nga viti i ardhshëm hyn në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës . Këtu ka një numër të madh mundësish për mbështetje financiare për kompanitë për të investuar në forma dhe qendra organizative kërkimore dhe shkencore ose projekte në mënyrë që të përvetësohen njohuri dhe shkathtësi të reja për zhvillimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve të reja, si dhe përmirësimin e ndjeshëm të produkteve, proceseve të prodhimit dhe shërbimeve ekzistuese në veprimtaritë prodhuese.

 

Accessibility Menu