Zëvendës-ministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski realizoi takim pune me takimin me kryetarin e Kavadarit, Mitko Jançev dhe përfaqësues të sektorit të biznesit në Kavadar.
Risteski para të pranishmëve i prezantoi masat kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për mbështetje të ekonomisë dhe ndërmarrjeve, si dhe masave nga Plani operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2025.
“Me të vërtetë jam i kënaqur nga interesi i madh që qytetarët dhe kompanitë nga Kavadari e treguan për masat nga Plani operativ, ku vetëm për masën për mbështetje të vetëpunësimit (sipërmarrësisë) kanë mbërritur 132 aplikime. Interes të madh treguan edhe kompanitë për benefitet që ofrohen në masat nga plani operativ, ku për masën “Punësim dhe rritje të subjekteve juridike” kanë aplikuar 67 kompani për mbështetje për hapjen e 72 vendeve të reja të punës, derisa për masën “Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra” kanë aplikuar 10 kompani për 15 vendeve të reja të punës. Interesimi i madh është dëshmi se në Kavadar dhe Rajonin e Tikveshit ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim ekonomik dhe ne edhe më tutje do t’i mbështesim kompanitë në këtë proces”, tha zëvendësministri Risteski.
Në takimin ishin të pranishëm edhe Daniella Dimovska, u.d. drejtore e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrësi (INOVA) dhe Vesna Peshkova, zëvendës-drejtore e Agjencisë për punësim, të cilët të pranishmëve ua prezantuan programet për punë të institucioneve të tyre dhe masat që i kanë në dispozicion qytetarët, zejtarët dhe kompanitë.
Kryetari i komunës Jançev, në takimin potencoi se si Komunë gjithmonë japin mbështetje për të gjitha masat pozitive që kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë vendore dhe e zhvillojnë frymën sipërmarrëse te personat e rinj.