Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski mbajti fjalim në hapjen e Panairit të tretë të ekonomisë së vogël në Kumanovë, ngjarje kjo në të cilën zejtarët, përfaqësuesit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla dhe kompanitë familjare patën mundësinë të prezantojnë dhe ekspozojnë produktet e tyre në Shtëpinë e zejtarisë në Kumanovë.
Në hapjen e panairit, përveç zëvendësministrit Risteski, të pranishmit i përshëndetën kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe kryetari i Odës Rajonale të Zejtarisë nga Kumanova, Agron Fazliji.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Risteski theksoi se manifestime të tilla janë të nevojshme për ruajtjen dhe promovimin e zejtarisë, të cilat janë pjesë e pandarë e kulturës dhe traditës sonë, ndërsa u përqendrua edhe në masat që Ministria e Ekonomisë dhe Punës i realizon për të ndihmuar zejtarët dhe shoqatat e zejtarisë.
- Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbështet vazhdimisht zejtarët dhe odat e zejtarisë përmes një numri të madh të masave në Programet e Ministrisë sonë, siç janë subvencionet për zejtarët për prokurimin e veglave dhe pajisjeve, si dhe mbështetjen për bashkëfinancimin e projekteve të odave të zejtarisë dhe fondacioneve që kanë të bëjnë me forcimin e kapaciteteve të zejtarëve për të përmirësuar konkurrentësinë e tyre. Përveç kësaj, të gjithë zejtarët janë gjithashtu në dispozicion me masat e Planit Operacional të Punësimit ku ata mund të aplikojnë për ndihmë dhe fonde shtesë – tha Risteski.
Panairi i ekonomisë së vogël organizohet nga Oda Rajonale e Zejtarisë dhe Komuna e Kumanovës, ndërsa qëllimi i Panairit është promovimi i prodhimit vendor, zejtarisë dhe punimeve artizanale.