Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski realizoi takim pune me Kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski dhe përfaqësues të sektorit të biznesit në Manastir dhe rajonin e Pellagonisë.
Në takim, të pranishmit diskutuan për gjendjen ekonomike në shtet, ndërsa zëvendësministri Risteski prezantoi disa nga masat që Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës i ofrojnë për të mbështetur ekonominë vendore.
- Si asnjëherë më parë, sektori i biznesit në Qeveri ka partner të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e kompanive vendore. Ka filluar shpërndarja e mjeteve të siguruara nga kredia hungareze me kushte të favorshme për kompanitë në vlerë prej 250 milionë eurosh, ndërsa një numër i madh i kompanive vendore janë bartësit kryesorë të bumit investues në komunat përmes realitzimit të projekteve kapitale të mbështetura me 250 milionë euro shtesë. Paralelisht me mbështetjen për kompanitë, kemi investime të mëdha në infrastrukturë përmes ndërtimit të autostradës Gradsko-Prilep dhe ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, me çka kemi lidhje komunikacioni me rajonin dhe mundësi për zhvillim më të madh ekonomik të rajonit", tha Risteski.
Në takim, Risteski theksoi se qytetarët dhe kompanitë nga Manastiri treguan interes të madh për masat e Planit operativ të punësimit për vitin 2025, ku për masën e vetëpunësimit kanë mbërritur 216 aplikime, ndërsa për masën për mbështetje të rritjes së kompanive kanë mbërritur 50 aplikime për gjithsej punësime.
Ai shtoi se këto takime me sektorin e biznesit janë mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar mendimet e tyre për programet dhe masat e Qeverisë dhe ministrive, për të diskutuar nëse të njëjtat duhet të vazhdojnë të zbatohen apo duhet të pësojnë ndryshime të caktuara, si dhe nëse ato ndoshta duhet të implementohen krejtësisht të reja.
Kryetari Konjanovski tha se kishte investime serioze në infrastrukturën lokale në Manastir dhe Komuna kishte marrë më shumë se 15 milionë euro në dy thirrje publike për mjete për projekte kapitale nga Kredia hungareze.
Mirko Vellkovski nga Oda rajonale ekonomike tha se rajoni i Pellagonisë ka shumë mbështetje në periudhën e kaluar dhe kompanitë realizojnë rritje të shtuar, e cila në baza vjetore është midis 4 dhe 5 për qind. Ai shtoi se ka interesim të madh te ekonomistët për investime për zhvillim, kryesisht në fushën e investimeve të gjelbra dhe tranzicionit, si dhe turizmit.