Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Risteski: Jemi të përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të tranzicionit të gjelbër dhe një sistemi, përparësitë e të cilit janë qëndrueshmëria ekologjike, drejtësia sociale dhe rritja ekonomike

Risteski: Jemi të përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të tranzicionit të gjelbër dhe një sistemi, përparësitë e të cilit janë qëndrueshmëria ekologjike, drejtësia sociale dhe rritja ekonomike

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Maran Risteski mbajti fjalim në konference profesionale me temë "Krijimi i vendeve të gjelbra të punës në Maqedoni", që është në organizim të Ambasadës e Austrisë dhe Ministria Federale austriake e Punës, çështjeve sociale, mbrojtje shëndetësore dhe mbrojtje të konsumatorëve.

 

Në konferencën do të mbajnë fjalim një numër i madh i përfaqësuesve të ministrive dhe organeve dhe institucioneve shtetërore në fushën e punës nga të dy shtetet do të shkëmbehen përvojat dhe shembujt pozitivë të masave dhe aktiviteteve në fushën e ekonomisë së gjelbër, tranzicionit dhe krijimit të vendeve të reja të gjelbra të punës.

 

- Nevoja për transformim të gjelbër është e domosdoshme sot, ndryshimet klimatike tashmë ndikojnë në ekonominë, energjetikën dhe përditshmërinë tonë. Prandaj, le ta pranojmë jo vetëm si detyrim, por edhe si mundësi për zhvillim ekonomik, investime të reja dhe punësime të reja. Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, ne jemi të përkushtuar fuqishëm në procesin e tranzicionit të gjelbër, respektivisht tranzicionin në ekonomi të gjelbër, që është sistem, prioritetet e të cilit janë qëndrueshmëria ekologjike, drejtësia sociale dhe rritja ekonomike, që nënkupton rritje që do të plotësojë nevojat e tanishme pa rrezikuar gjeneratat e ardhshme - tha zëvendësministri Risteski.

 

Në fjalën e tij, Risteski iu referua aktiviteteve të Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës përmes të cilave promovohet dhe mbështetet procesi i tranzicionit të gjelbër të kompanive vendore dhe krijimi i vendeve të gjelbra të punës.

 

- Në kuadër të Planit operativ të punësimit, nëpërmjet masës “Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet investimeve të gjelbra”, sigurojmë mbështetje për kompanitë vendore që investojnë në teknologjitë dhe praktikat e gjelbra me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës. Me këtë nxisim krijimin e punësimeve të reja në sektorin privat përmes vendosjes së produkteve, shërbimeve, teknologjive ose proceseve të gjelbra në ndërmarrjet, e në katër vitet qëkur së bashku me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) jemi duke e zbatuarr, ka rezultuar me rreth 400 vende të reja të gjelbra pune në 228 kompani – shtoi Risteski.

 

 

Në kuadër të konferencës së sotme profesionale, fjalimet dhe prezantimet e tyre i mbajtën edhe Ambasadori i Austrisë, Sh.T. Martin Pamer, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, Zëvendës Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ben Nupnau, drejtoresha e Ndërmarrjes Publike të Punësimit në Austri, Petra Draksëll, si dhe Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Selatin Beluli.

Accessibility Menu