Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski realizoi sot takim me zëvendës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.T. Jan Aksel Vos, ku diskutuan disa tema, siç janë bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe proceset që lidhen me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.
Zëvendësministri Risteski shprehu falënderim të madh për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ia jep Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, i cili kontribuon në stabilitetin më të madh dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi ekonomik është në nivel të lartë, Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar i cili ka pjesëmarrje prej rreth 24% në tregtinë e përgjithshme të vendit tonë, ndërsa në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2025 vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit është mbi tre miliardë euro, nga të cilat 2,2 miliardë janë eksport, ndërsa mbi 848 milionë euro arrin importi.
Risteski theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria mbeten të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e klimës ekonomike dhe mundësive për investim më të madh në shtetin tonë.