Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, u drejtua në konferencën „Manufacturing 2025 – Nga Zhvendosja e Prodhimit drejt Prodhimit Lokal të Avancuar.
Konferenca organizohet nga Shoqata Maqedonase e Industrisë Metalike dhe Elektrike – MAMEI dhe zhvillohet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar për Energjitikë dhe Teknologji – „ENERGO TEHNOMA 2025“.
”Industria dhe prodhimi janë shtyllat e ekonomisë vendore, dhe kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, për të prezantuar sukseset dhe zhvillimet në kompani, si dhe drejtimet në të cilat lëviz zhvillimi i ekonomisë. Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë partnerë aktivë të kompanive dhe, përmes një sërë masash, nxisim rritjen dhe zhvillimin e tyre ekonomik. Për kompanitë, si burime kryesore të mbështetjes financiare janë linjat kredituese të siguruara nga Krediti Hungarez, mjetet e parashikuara nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mjetet financiare që u janë të disponueshme sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve”, – deklaroi Zëvendësministri Risteski.
Përveç numrit të madh të prezantimeve, paneleve dhe debatimeve, në kuadër të konferencës së sotme fjalime mbajtën edhe Ambasadori i Austrisë, Shkëlqesia e Tij Martin Pamer, Drejtoresha e Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoni, Antje Vandelt, Drejtoresha Ekzekutive e Panairit të Shkupit, Daniela Gligorovska, Kryetarja e Shoqatës së Industrisë Metalike dhe Elektrike, Marta Naumovska Grnarova, si dhe Dekani i FSHIIK, Petre Lameski.