Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski do të zhvillojë vizitë pune në Budva (Mali i Zi) ku do të marrë pjesë në Konferencën “Lansimi i Indeksit të politikave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 2026 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.
Në kuadër të Konferencës, e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ministrat përgjegjës për zhvillimin e biznesit, konkurrueshmërisë dhe çështjeve ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, vendet anëtare të OECD-së dhe BE-së, Komisioni Evropian, si dhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare dhe rajonale, do të diskutojnë për politikat që mbështesin zhvillimin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajon.
Zëvendësministri Risteski në Konferencën e Budvës do të përqendrohet në reformat që i ndërmerr vendi në drejtim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe qëllimet prioritare të zhvillimit të këtij sektori të përfshira në Strategjinë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të viteve 2025-2030.
Në kuadër të Konferencës do të prezantohet raporti i 7-të për "Indeksin e politikave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2026" i cili përmban vlerësim gjithëpërfshirës të politikave për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në disa fusha, të tilla si qasja në financa, transformimi digjital, zhvillimi i shkathtësive, inovacioneve dhe tranzicionit të gjelbër.